Vjosa Osmani fajëson Zvicrën pse nuk u vaksinuan shqiptarët para pushimeve! Pas sezonit veror në Kosovë u rritën infeksionet

Prej ditësh mediat zvicerane nuk kanë kursyer kritikat ndaj emigrantëve kosovarë, të cilët sipas tyre kanë sjellur virusin në vend, duke shkaktuar tejmbushje në spitale dhe një valë të re infeksionesh. Por ndërkohë që edhe Kosova po përballet me një valë të re infeksionesh dhe viktimash, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka hedhur fajin shtetit zviceran që nuk ka vaksinuar popullsinë e vet. Ajo u ka përmendur në Zvicër se Kosova kishte pak infektime deri në gusht, kur erdhën emigrantët nga Zvicra dhe vendet e tjera.

“Ju flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Ata janë qytetarë të vendit tuaj të cilët do të duhej të ishin vaksinuar në Zvicër. Është detyrë e autoriteteve zvicerane të bindin njerëzit me origjinë të huajë që të vaksinohen. Të gjithë këta njerëz duhet të ishin vaksinuar në Zvicër para se të udhëtonin në Kosovë. Ne kishim një nga nivelet më të ulëta të infeksionit deri në gusht, dhe numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm me mysafirët e pushimeve nga Zvicra dhe vendet e tjera”, ka thënë Osmani për Blick. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani që po merr pjesë në Forumin Ekonomik Zviceran (SEF), u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj në Zvicër, që të vaksinohen kundër virusit korona.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 02/09/2021 15:02

    Jo zonje e “mencur”, s’ta ka fajin zvicra, po ti sa % te popullsise ke te vaksinuar? Pse eshte vetem komuniteti kosovar qe ka pushtuar spitalet e zvicres? Pse kane shperthyer rastet me kovid ne kosove? Se ashtu si ne shqiperi nuk zbaton askush masat anti kovid, se s’ka shtet ta imponoje e s’ka qyteterim ti zbatojne. Pranoje me koken lart mungesen e shtetit dhe qyteterimit e mos fajeso zvicren kot per kosovaret qe nuk duan te vaksinohen e qe erdhen u infektuan ne vendin tend katrahure!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin