Vjosa Osmani ka kërkuar që Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani bën të ditur se ka paraqitur në Kuvend kërkesën për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e drejtëpërdrejtë me votë nga populli të Presidentit të Kosovës.
Po ashtu Osmani ka bërë të ditur se amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtëpërdrejtë të Presidentit nga populli, ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
Komisioni për Legjislacion i ka kaluar amendamentet e presidentes Osmani për ndryshimin e mënyrës se si zgjidhet presidenti i vendit dhe tashmë pritet të votohen në Kuvend.
Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato.
“Përvoja na e ka dëshmuar që procesi i zgjedhjes në Kuvend është shoqëruar me marrëveshje jo parimore politike ose me situata të bllokimit institucional”, tha Nagavci.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, ka thënë se partia e tij nuk mund t’i mbështet ndryshimet kushtetuese
“Zgjedhja e presidentit të Kosovës nga populli është temë shumë e rëndësishme dhe meriton trajtim serioz institucional dhe politik. E ky trajtim nuk është serioz aspak”, tha Hamza.
Teksa tha se kjo kërkesë vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e Presidentit, Osmani ftoi të gjitha subjektet politike në Kosovë që të votojnë ndryshimet në Kuvend.
Kujtojmë se zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës ka futur sërish në ngërç politikën në Kosovë, pasi opozita ende nuk ka dalë me një emër si kandidat për President, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka propozuar për postin e kreut të Shtetit Glauk Konjufcën.
Postimi i Vjosa Osmanit:
ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!
Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!

Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i pezullojë afatet kushtetuese përkohësisht lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pak minuta para afatit për emërimin e tij.
Anëtarja e kësaj partie, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, shkroi në Facebook pak para mesnatës se “sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”.
“Kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, shkroi ajo.
Ajo theksoi se për ketë është njoftuar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ndërkohë, Arbërie Nagavci nga kjo parti, tha se gjykatës do t’i kërkojnë edhe masa kundër deputetëve të opozitës, të cilët nuk morën pjesë në seancë dhe kështu pamundësuan votimin për president.
“Presim dhe bëjmë thirrje që të shqyrtohet me prioritet kjo kërkesë e jona, sepse besojmë se deputetët që nuk morën pjesë në seancë kanë shkelur Kushtetutën”, tha Nagavci.
Ka dështuar për të dytën herë seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku do të votohej për amendamentet e Vjosa Osmanit, me qëllim që Presidenti i Republikës të zgjidhej drejtpërdrejtë nga populli.
Shkak edhe këtë herë është bërë mungesa e kuorumit, pasi në sallë ndodheshin vetëm 66 deputetë, nga 80 që duhet të ishin sipas ligjit.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar në Kuvend 2 emra për President të Republikës së Kosovë, ku krahas emrit të Glauk Konjufcës, ka shtuar edhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku.
Kryetari i LDK-së në Kosovë, Lumir Abdixhiku, është shprehur se partia që ai drejton do ta mbështesë nismën e Vjosa Osmanit për zgjedhjen e Presidentit drejtpërdrejtë nga populli.
Ndërsa lideri i PDK-së, Bedri Hamza, ka pasur rezerva kër nismën e Osmanit dhe deklaroi se partia që ai drejton ‘nuk mund t’i mbështesë amendamentet në këtë mënyrë’.
Ka dështuar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku do të shqyrtoheshin amendamentet e Vjosa Osmanit për ndryshime kushtetuese, me qëllim zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Shkak i dështimit të seancës plenare ishte mos-plotësimi i kuorumit në Kuvend, pasi numri i deputetëve në sallë ishte i ulët.

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato.
“Përvoja na e ka dëshmuar që procesi i zgjedhjes në Kuvend është shoqëruar me marrëveshje jo parimore politike ose me situata të bllokimit institucional”, tha Nagavci.
Sipas saj ky debat për zgjedhjen e presidentit nga populli nuk është i ri por më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një reflektimi institucional.
Komisioni për Legjislacion i ka kaluar amendamentet e presidentes Vjosa Osmani për ndryshimin e mënyrës se si zgjidhet presidenti i vendit.
Pas një debati të nxehtë, amendamentet për ndryshime kushtetuese që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit, u miratuan me 6 vota për dhe 2 kundër.
Kjo nënkupton se këto amendamente tani mund të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për t'u hedhur në votim.
Për të hyrë në fuqi, këto amendamente apo ndryshime kushtetuese, duhet të votohen nga dy të tretat e të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është shprehur se ka pranuar amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani, në mënyrë që Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet me votë drejtpërdrejtë nga populli.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu ka dalë në mbështetje të propozimit të Osmanit, duke thënë se zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit nga populli do të eliminonte ngërçet që pengojnë funksionimin e institucioneve dhe pamundësojnë stabilitetin e tyre.
Postimi i Haxhiut:
Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.
I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.
Komente










Zot ruje dhe Kosoven. Nga semundja korruptive e Shqiperise. U zgjodh e qe president nga Kuvendi por tani e do nga populli kjo zoje e dashuruar pas karriges presidenciale. Mizerje
Përgjigju