Vjosa Osmani fjalim në Parlamentin Europian: Kosova po përballet me sfida për shkak të forcave keqdashëse! Na ndihmoni të hyjmë në BE

STRASBURG- “Liri, Pavarësi, Demokraci.” Me vizionin e heroit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Presidentja Vjosa Osmani nisi fjalimin e parë dhe historik në foltoren e Parlamentit Evropian.

Në një kohë kur BE ka gati sanksionet për Kosovën, Presidentja Vjosa Osmani përmendi rëndësinë jetike të shtetit të Kosovës për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane, pasi ky, është synimi i vetëm i vendit. Duke cituar sërish Rugovën, Osmani dha mesazhin para PE-së, edhe në këto kohë të shtensionuara, se Kosova është gjithnjë palë dhe aleate besnike e unionit. Ajo shtoi se sot, Kosova e lirë është sot flakadani i demokracisë.

“Pavarësisht mungesës së drejtësisë dhe vuajtjeve të mëdha përgjatë viteve Republika e Kosovës dhe populli i saj vijojnë të shikojë drejt të ardhmes, një e ardhme europiane. Kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit të gjithë fqinjëve tanë. E kemi bërë sepse njerëzit tanë meritojnë një të ardhme më të mirë, që do të thotë një bashkëpunim më të fuqishëm në rajon. Njerëzit dhe institucionet e Kosovës duan thjesht paqe dhe stabilitet. Dhe paqja që në themel ka drejtësinë. Stabiliteti me bazë respektin për sovranitetin dhe integritetin territorial dhe fqinjësi të mirë. Por në këtë proces na duhet një lidership europian.”- tha Osmani.

Në një seancë plenare ku kryeçështja ishte Kosova, Vjosa Osmani vuri pikat mbi i, dhe tha sërish duke cituar Rugovën, tha se “Shtëpia, nuk duhet lënë pa miq”, si simbolikë për situatën e acartë diplomatike të Kosovës me Perëndimin.

“Shtëpia nuk mbahet pa miq” dhe në këtë kontekst, shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe përcaktimin se Bashkimi Evropian është destinacioni Kosovës.”- tha Osmani.

Presidentja e Kosovës, Osmani u zotua se do të mbrojë serbët në veri të Kosovës si dhe u ka bërë thirrje që t’i shfrytëzojnë të drejtat që i parasheh Kushtetuta e vendit. Ajo thotë se, integrimet euro-atlantike janë synimet e vetme për Kosovën edhe pse së fundmi këto janë vënë në dyshim.

“Kosova është Evropë, të jesh kosovar do të thotë të jesh evropian. Ekzistenca e shtetit tonë dëshmon çfarë mund të bëjnë demokracitë kur bëhen bashkë, kur i dalin ballë pushtuesit, kur mbështesin ata që luftojnë për drejtësi dhe barazi, dhe kur ju bashkoheni kundër tiranisë, diktaturës dhe gjenocidit”.- tha Osmani.

Duke e përmendur një delegacion të Preshevës, që ka qenë i pranishëm në seancë, presidentja Osmani ka thënë se Kosova “është me ju, ju nuk jeni vetëm, teksa përballeni me shkelje të të drejtave të njeriut”.

Kosova, e gatshme të bëjë edhe më shumë për Ukrainën

Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet për ta mbështetur Ukrainën. Ajo ka rikujtuar se Kosova ka qenë një prej vendeve të para në rajon që i ka vendosur sanksione Rusisë, për luftën e nisur kundër Ukrainës.

Presidentja Osmani ka përmendur se Kosova i ka trajnuar ukrainasit për të punuar në çminimin e territoreve, më pas për ofrimin e mbështetjes ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale, si dhe për mbështetjen e ofruar për gazetarët ukrainas.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë”, është shprehur ndër tjerash Osmani.

Në fund të fjalimit që zgjati gati 40 minuta presidentja Osmani u përcoll nga deputetët e PE-së të cilët u ngritën në këmbë dhe e përcollën me duartrokitje.

Bashkimi Evropian e konsideron Kosovën përgjegjëse për nxitjen e tensioneve në pjesën veriore të vendit dhe për mospërfillje të kërkesave për ndërmarrjen e hapave për uljen e këtyre tensioneve.

Takimet ne Strasburg

Gjithashtu, bëhet e ditur se përveç takimeve me përfaqësues të Parlamentit Evropian, gjatë qëndrimit në Strasburg, presidentja Osmani do të takojë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.

Dje u bë e ditur se Bashkimi Evropian i ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes. Ende nuk dihet nëse do shqyrtohet si sanksion pezullimi i heqjes së vizave për Kosovën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Osmani konfirmon: Drafti për Asociacionin po përgatitet nga institucionet e Kosovës

1686742226_Capture.JPG

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk është ndarë me institucionet e vendit.

Ajo tha se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë obligime në dialog që ato vetë ta përgatisin draftin.

“Ai draft është duke u përgatitur, po bëhet punë dhe është ai draft i cili do ta vendosë bazamentin e diskutimeve në Bruksel për sa i përket Asociacionit. Gjithnjë duke pasur parasysh tri perimetra, Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe qëndrimin amerikan, i botuar me shkrim nga Chollet dhe Escobari”, është shprehur Osmani.

Kosova konsultohet me miq, dashamirë, ekspertë dhe në fund e propozon draftin e saj, ashtu siç i ka marrë obligimet në dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe të përkrahur nga ShBA-ja, tha më tej Osmani.

Ora 13:45
Fjalimi i Vjosa Osmanit në Parlamentin Europian: Integroni Kosovën, Shqipërin e Maqedoninë e Veriut në BE! Është koha për vendime të guximshme, jo për masa gjysmake

1686742226_Capture.JPG

Vjosa Osmani vuri theksin tek integrimi sa më parë i vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në BE, duke sjellë si shembuj Slloveninë  dhe Kroacinë, integrimi i të cilëve ka forcuar BE-në. Gjithashtu kërkoi dhe ndihmë për integrimin sa më parë të Kosovës në BE.  

Pjesë nga fjalimi i Vjosa Osmanit

"Vetë ekzistenca e BE-së dhe vlerat që përfaqëson janë të pazëvendësueshme por këto vlera në rajonin tonë pa një prespektivë të qartë të anëtarësimit rrezikojnë të zbehen. Mungesa e integrimit të vendeve demokratike në Ballkanin Perëndimor brenda BE-së po bën kërcënim të madh për të gjithë Europën sepse lë rajonin të cënueshëm nga kërcënimet dhe palët keqddashëse. Integrimi i rajonit tonë nuk është vetëm me rëndësi të madhe por rëndësi stragegjike.

Anëtarësimi i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi në NATO ka forcuar paqen dhe stabilitetin rajonal. Nuk e ka dobësuar. Jam e bindur që PE do të jetë jetik ndrejt nxitjes për integrimin e vendit tonë. Kosova nuk është vend aq i largët por pjesë përbërese e Europës. Ballkani Perëndimor nuk është lagje e thjeshtë, por pjesë natyrore e Europës dhe interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në kontinent. Prandaj vitin e kaluar aplikuam për anëtarësim në BE dhe shpresojmë që institucionet dhe shtetet anëtarë të BE-së do ta mbështesin aplikimin tonë. Ne besojmë në lidershipin dhe vendesmërinë që tregon ky parlament.

Në këmbim ju siguroj secilin prej jush se durimi ynë nuk shuhet. Nuk do të largohemi kurë nga rruga euratlantike. Nuk kemi  shikuar asnjëherë në ndonjë drejtim tjetër dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë. Në fakt, nuk jemi në Europë vetëm me fjalë por me veprime. Me 100% përafrim me të gjitha vendimet e politikës së jashtme të BE-së. Ka ardhur koha që të bëjë hapa domethënës në rrugën e BE-së. Është koha për vendime të guximshme dhe jo për masa gjysmake në aspektin e integrimit. Kosova dhe vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor meritojnë më mirë"

Ora 13:29
Pas fjalimit të PE-së, Osmani komenton krizën në veri të Kosovës: Sfidë që do ta tejkalojmë, jemi afër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media në Strasburg, pas një fjalimi në Parlamentin Evropian, Osmani tha se Kosova aktualisht po përballet me sfida, por shtoi se “jemi në rrugën e duhur për t’i tejkaluar”.

“Jam vazhdimisht në diskutime, në kontakt me partnerët tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partnerët tanë me shtetet individuale të Bashkimit Evropian, me institucionet e BE-së dhe do të thosha që jemi afër që rruga përpara të jetë një zgjedhje e përbashkët. Janë disa detaje që akoma duhet të diskutohen, por kam besimin e plotë se kjo sfidë do të tejkalohet sepse rruga përpara duhet të jetë rrugë e përbashkët”, tha Osmani

Presidentja Vjosa Osmani tha se situata e krijuar në veri të Kosovës është një  sfidë për institucione. Por, sipas saj, kjo sfidë do të tejkalohet.

 “Vërtetë mund t’i quaj sfida që po ballafaqohemi tani, por sfida që do t’i tejkalojmë jemi në rrugë të duhur për t’i tejkaluar. Jam vazhdimisht në diskutime, kontakte me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me partnerët tanë me shtetet individuale në shtetet e Bashkimit Evropian, me institucionet e BE-së dhe mund të them se jemi afër që rruga përpara të jetë një zgjedhje e përbashkët” – tha ajo.

Ajo ka përshëndetur punën profesionale të policisë së Kosovës.

 “Janë akoma disa detaje që duhet të diskutohen por kam besimin e potë që kjo sfidë tejkalohet sepse rruga përpara duhet të jetë rrugë e përbashkët” – deklaroi ajo.

Tutje, e para vendit deklaroi se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi bazamentet që i ka edhe vetë Bashkimi Evropian, që sipas saj është edhe sundimi i ligjit.

“Sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë, pa dallim” – vlerësoi Osmani.

 “Unë përshëndes punën profesionale të Policisë së Kosovës të cilët po sigurohen me profesionalizim dhe dedikim të plotë që të gjithë ata që kanë përdorur dhunë tek KFOR, Policia e Kosovës, EULEX, Qytetarëve dhe gazetarëve dhe qytetarëve, të përballen me drejtësi, dhe vetëm drejtësi” – tha ajo.

Ora 12:59
Vjosa Osmani në PE: Vendi im po përballet me sfida të vazhdueshme për shkak të forcave keqdashëse! Europa është destinacioni ynë

1686736595_osmani.jpg

Presidentja Vjosa Osmani përmend se Kosova po përballet në mënyrë të vazhdueshme me sfida dhe përparimi në anëtarësimin në BE do të ishte përshpejtuesi për paqen dhe pajtimin në një rajon.

“Përparimi ynë në rrugëtimin e anëtarësimit të BE-së do të shërbente si katalizator për paqen e pajtimin në një rajon kur forcat keqdashëse siç kanë bërë historikisht vazhdojnë të mbjellin përçarje. Edhe pse sot vendi im po përballet me sfida të vazhdueshme të sigurisë për shkak të forcave keqdashëse. Jam e sigurt se e vetmja mënyrë për ti tejkaluar është përmes partneritetit të vendeve aleate.”- thotë Osmani.

Ora 12:41
Kosova kryeçështje në PE, Metsola: Mirëpresim përpjekjet për të qetësuar tensionet në veri

1686739418_licensedimage.jpg

Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka theksuar sot nevojën e shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.

 “Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe pasojat për ngjarjet e fundit në vendin tuaj mund të ketë për stabilitetin e rajonit, si dhe nevojës së vazhdueshme të BE-së që të vazhdoj të theksoj dobitë e deeskalimit të krizave të tilla. Rrugëtimi i Kosovës vazhdon dhe kjo shtëpi e mirëpret përpjekjet e vendit tuaj për tu ballafaquar me sfidat dhe nevojën për të ndërmarrë hapa për të qetësuar tensionet dhe bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Parlamentit evropian ka shprehur përkrahjen për rrugën integruese të Kosovës në BE.

“Kjo shtëpi ka qëndruar përkrah jush kur ka qenë e pamundur dhe tashmë dueht të theksojmë sa larg ka shkuar Kosova. Liberalizimi i vizave ka qenë i mundshëm, por tani mund të jemi krenar që më 1 janar të vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës të kenë edhe këtë liri. Demokracia, liria e shprehjes dhe sundimi i së drejtës janë vlera fundamentale që kjo shtëpi e parlamentit qëndron fuqimisht”, ka thënë ajo.

Ora 12:31
Osmani në Parlamentin Europian: Shqiptarëve në Luginën e Preshevës po u dhunohen të drejtat e njeriut

 

Në fjalimin e saj në Parlamentin Europian presidentja Osmani kishte dhe një mesazh drejtuar shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Besoj se në të ardhmen e shpejtë do të jemi pjesë e këtyre institucioneve. Ndërsa po vija këtu, kujtova se me ne është dhe një delegacion nga Lugina e Preshevës dhe atyre do i them: Do të qëndrojmë me ju. Nuk jeni vetëm. Nuk jeni vetëm ndërsa po përballeni me dhunime të mëdha të drejtave të njeriut, të njohura edhe nga rezolutat e këtij institucioni.”

Ora 12:30
Mbajti fjalimin historik në PE, momenti kur e gjithë salla ngrihet në këmbë dhe nderon me duartrokitje Vjosa Osmanin

 

Pas fjalimit historik në Parlamentin Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar nga të gjithë eurodeputetët. Salla gumëzhiu nga duartrokitjet dhe të gjithë u ngritën në këmbë.

Sot ishte hera e parë në historinë e Kosovës që një president mban fjalën në Parlamentin Evropian.

Ora 12:11
Osmani fjalim në PE, u drejtohet serbëve në veri: Republika e Kosovës është shtëpia juaj, integrimi euroatlantik janë synimet e vetme tonat

 

Në Parlamentin Evropian, presidentja Vjosa Osmani u është drejtuar serbëve në veri të vendit duke thënë se Republika e Kosovës është shtëpia e tyre.

“Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi se ndiheni të përfshirë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se integrimet euroatlantike janë synimet e vetme të Kosovës.

Ora 11:58
‘Liri, Pavarësi, Demokraci’, Osmani nis fjalimin historik në PE me fjalët e heroit Ibrahim Rugova

 

Me fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci” të ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka nisur të mërkurën adresimin në Parlamentin Evropian.

 “Sot ai vizion i Rugovës, heronjve tanë dhe popullit tonë është realitet. Kosova sot është e lirë. Kosova sot është e pavarur. Dhe Kosova sot është një fener i demokracisë”, ka thënë Osmani para eurodeputetëve në adresimin e saj.

“Presidenti Rugova e konsideroi çmimin si njohje të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së tij për liri, por më e rëndësishmja ai përdori pikërisht këtë platformë për të kërkuar mbështetjen e deputetëve të atëhershëm për t'u bashkuar në emër të vlerave të cilat ky Union i përfaqëson. Ai kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur”, ka thënë ajo.

Sipas Osmanit ky fjalim i dha shpresë popullit të Kosovës.

Ora 11:54
Presidentja Vjosa Osmani flet në Parlamentin Europian: Qëndroni të palëkundur pranë nesh

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke folur në parlamentin evropian. Ajo falenderoi gjithë mbështetjen e Perëndimit për Kosovën ndërsa u bën thirrje që Evropa të qëndrojë e palëkundur pranë Kosovës.

‘Sot jam e nderuar që jam presidentja e parë që mbaj fjalën në Parlamentin Evropian. Sot jam këtu për të folur për shtetin e pavarur për Kosovës, por edhe për t’ju thënë faleminderit. Qëndroni të palëkundur pranë nesh.”- thotë Vjosa Osmani.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja