Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për të përditshmen austriake Der Standard në të cilën ka folur për situatën post-zgjedhore në Kosovë.
Në lidhje me një marrëveshje të mundhshme me Serbinë. Osmani tha se Kosova është e gatshme që të arrijë marrëveshje përfundimtare, “por ne nuk pranojnë fare shkëmbim territoresh, ndarje të Kosovës, apo ndonjë ndryshim tjetër kufijsh, pasi që kjo nuk do ta rrezikonte vetëm integritetin territorial të Kosovës, por poashtu shtetësinë e saj. Është koha që serbët në Kosovë që ne jemi krerët politikë që përfaqësojnë interesat e tyre. Ne duam të jetojmë në një Kosovë, ku ata ndjehen të sigurt dhe mund të jetojnë një jetë të suksesshme”.
Osmani tha gjithashtu se marrëveshja mund të arrihet nëse bashkësia ndërkombëtare ndalon së trajtuari Vuçiçin dhe Serbinë si fëmija i përkëdhelur i Evropës.
“Serbia është vend që ka destabilizuar tërë rajonin dhe që nuk duhet të shpërblehet me kapituj për çelje të negociatave derisa të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Bashkimi Evropian duhet ta pranojë realitetin që Serbia me Vuciqin ka bërë që të afrohet me Rusinë edhe më tepër se përpara, si në aspektin ekonomik, politike dhe ushtarak”, - tha Osmani.
Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, në rastë se LDK bëhet pjesë e qeverisë së re në Kosovë bashkë me LVV, Osmani tha se “Ne duam një rishikim të të gjithë zyrtarëve, përfshirë sistemin juridik dhe sistemin e sigurisë, d.m.th policinë dhe shërbimin sekret. Si rezultat, nëse ne krijojmë një sistem juridik të lirë dhe të pavarur nga politika dhe ndikimi kriminal, nëse kemi një forcë policore dhe shërbim inteligjent që janë profesional dhe të pavarur, atëherë unë mund të besoja se kemi bërë ndryshimet e mëdha në historinë e vendit tonë.