Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Diplomatik të Antalias, ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin Special të Presidentit Trump, z. Massad Boulos.

Lajmin e konfirmoi vetë Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ku thotë se e ka falenderuar atë për mbështetjen e administratës Trump për Kosovën dhe për ftesën që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

Gjatë takimit, Osmani ka shprehur edhe shpresën që mbështetja amerikane për popullin e Kosovës do të vazhdojë teksa të dy vendet të punojnë së bashku për avancimin e paqes në rajon dhe më gjërë.

"Falënderova Këshilltarin Special të Presidentit Trump, z. Massad Boulos, për mbështetjen e palëkundur të Administratës Trump për Kosovën, përfshirë edhe për ftesën e SHBA-ve që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Shpreha gjithashtu shpresën time që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë, ndërsa punojmë së bashku për të avancuar paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do të vazhdojë të jetë vendi më pro-amerikan në botë" tha Osmani.

Pozicionimi i saj karshi administratës së Trump u pa nga analistët me si një vlerë e shtuar në përpjekjet e saj për një mandat të dytë në krye të shtetit që rezultuan të pasuksesshme.

 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Prill, 08:22

    Si ju duk strategjia e drejtorit Hita në organizimin e policisë gjatë protestës së PD?