Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës

Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës

Vjosa Osmani dhe Hillary Clinton

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Në takim është folur mbi ekonomitë e zhvilluara dhe gra të fuqizuara dhe sipas saj,  parakusht për këto janë liria, paqja dhe demokracia.

Osmani ka thënë se e ka falënderuar ish-sekretaren dhe ish-presidentin Bill Clinton dhe popullin amerikan që e kanë ndihmuar Kosovën që t’i gëzojë këto të drejta dhe gjithashtu që vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën dhe që zëri i Kosovës të dëgjohet nëpër botë.

“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia. Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”, ka shkruar Osmani.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?