Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat

Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat

Altin Dumani, kreu i SPAK

Tiranë- Mbarimi i mandatit dhe misionit nga KPK dhe Komisioneri Publik, sjell edhe një lëvizje administrative nga qeveria.

Qeveria vendosi me VKM në mbledhjen e 13 Dhjetorit, që të kalojë nën administrim të SPAK dhe të Ministrisë së Drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve, kjo pasi nga 1 janari 2025, kompetencat e Komisionerëve Publikë do t’i marrë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani.

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino, pasohet edhe me marrjen e stafetës nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.

Ky vendim vjen me mbarimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve Publikë, të cilat shkrihen të dyja më 31 Dhjetor.

Mandati i vazhdimit të Vettingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë Vettingut, u kontrolluan 805 funksionarë, prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë, pa llogaritur rreth 100 prej tyre që u dorëhoqën.

Aktualisht kanë mbetur për tu shqyrtuar në KPA, mbasi janë apeluar, 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Kurse në Gjykatën e Strasburgut rezulton se kanë bërë padi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për zyrat e Vettingut dhe Komisionerit Publik

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta

Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta