VKM/ Dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për Rininë’ duke i hapur kështu rrugë krijimit të dy programeve të reja dedikuar të rinjve në vend. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi pas mbledhjes shpjegoi se dy programet që do hapen ai i Talenteve Rimore dhe i Nismave Komunitare.

Programi i parë synon mbështetjen e të rinjve në fusha të ndryshime, art, sport shkencë, të cilëve do t’u jepet mundësia që të marrin pjesë në kompeticione ndërkombëtare. Muzhaqi tha se shpenzimet do të mbulohen nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, ndërsa parashikohen edhe shpërblime. Nga ana tjetër, programi i Nismave Komunitare u mundëson grupeve të të rinjve që të aplikojnë për projekte me fokus ndryshimin e hapësirave në zonat ky ata banojnë.

“I hapet rrugë krijimit të dy programeve të reja që do të mbështesin të rinjtë drejtpërdrejtë, programi i talenteve rinore që do të mbështesë të rinjtë në fusha të ndryshme të artit, kulturës, edukimit, shkencës, teknologjisë, por edhe sportit duke mbështetur pjesëmarrjen e të rinjve në kompeticione ndërkombëtare dhe dhënien e shpërblimeve për ta.

Një tjetër program i rëndësishëm është programi i nismave komunitare, që do tu japë mundësinë grupeve të të rinjve të krijojnë projektet e tyre me fokus ndryshimin e qyteteve dhe fshatrave ku ata jetojnë”, tha Muzhaqi.

Tre ndryshime janë miratuar në Programin e Praktikave të punës, ku parashikohet që të rinjve që bëhen pjesë, t’u ofrohen trajnime për ndërveprimin në një institucion shtetëror. Duke nisur nga ky vit, Muzhaqi u shpreh se të rinjve që do bëhen pjesë e këtij programi do u kompensohet ushqimi, transporti dhe çdo material didaktik që do t’u shërbejë për praktikat.

“3 ndryshime për programin e praktikave të punës që do u ofrojnë më shumë mundësi të rinjve, trajnim për t’u bërë pjesë e administratës publike, që nga aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit në një institucion shtetëror, pjesa e të mësuarit se si draftohet një shkresë, programet e nevojshme buxhetimi, etika, që do bëhen nga shkolla e Administratës Publike.

Për të gjithë të rinjtë që do bëhen pjesë e këtij programi që nga ky vit, do u kompensohet ushqimi, transporti dhe çdo material didaktik që do t’u shërbejë për praktikat. Ata që do vlerësohen me pikë maksimale, do kenë mundësi të bëhen pjesë e administratës publike me anë të një kontrate 1-vjeçare si pjesë e këtij programi”, vijoi ministrja.

Për të fuqizuar vendimmarrjen e të rinjve, ministrja tha se parashikohet që të rinjtë e Këshillave Vendorë Rinorë të bashkëdrejtojnë me kryetarin e Bashkisë.

“Kemi 61 Këshilla Vendor Rinorë dhe një Këshill Kombëtar Rinor, që kanë qenë shumë funksionalë deri më tani. Por,  pjesa që të rinjtë kanë kërkuar, është që të rinjtë të jenë në bashkëdrejtim të Këshillave Vendorë Rinorë. Pra të rinjtë do të bashkëdrejtojnë me kryetarin e bashkisë. Ndërkohë, unë do kem mundësinë që Këshillin Kombëtar Rinor të bashkëdrejtoj me një të ri që do të zgjidhet nga vetë të rinjtë”, theksoi Muzhaqi.

Po ashtu, qendrat rinore që do të rikonceptohen si persona juridikë.

“Dy ndryshime rregullative për qendrat rinore që do të rikoncetohen si persona juridikë duke rritur kështu mundësinë e financimit, jo vetëm nga buxheti por edhe donatorë të huaj. I hapet rrugë bashkëpunimit mes bashkive dhe organizatave rinore. Të gjithë qendrat rinore, publike apo private, do vendosin baza mbi standardet, funksionimin, rolin dhe sigurinë e ofrimit të shërbimeve për të rinjtë”, u shpreh ministrja për Rininë dhe Fëmijët.

SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla