Qeveria miraton pr/ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor! Jo më shumë se 200 ha në rang vendi, gjoba 5 mln lekë deri tek heqja e licencës për subjektet që shkelin kushtet (DOKUMENTI)

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Në daljen për mediat, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

"Qeveria ka miratuar projektligjin për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit kanabisin dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga Këshilli Kombëtar, ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj është depozituar nga Ministria e shëndetësisë, Bujqësisë dhe e Brendshme dhe përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj. Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së Kultivimit, prodhimin, përpunimit dhe eksportimit”, tha ministrja.  

Projektligji detyron edhe ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e kanabisit, e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo Agjenci në bashkëpunim me atë të Barnave Mjekësore, me Agjencinë e Fidanëve në Ministrinë e Bujqësisë, si edhe me strukturat e tjera si Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme është e ngarkuar për të kontrolluar dhe monitoruar procesin në të gjitha hallkat që nga farërat, mbjellja, korrja, tharja dhe destinacioni fundor i kanabisit. 

Në projektligj janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve për subjektet e interesuara. Pranë Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit do të ngrihet edhe Komisioni i Licencave që do të administrojë dhe verifikojë kërkesat që do të paraqesin subjektet. Ky komision do të vendosë edhe sanksione për ato subjekte që pajisen me leje dhe licenca por që shkelin kushtet ose dalin përtej kuadrit ligjor të përcaktuar. 

Parashikohet edhe ngritja e regjistrit të posaçëm të subjekteve të licencuara dhe të lejuara, i cili do jetë i aksesueshëm nga gjithë strukturat përkatëse të shtetit, në mënyrë që ky proces të jetë i monitoruar.  Licenca për çdo kompani të interesuar miratohet nga qeveria bazuar mbi disa kritere dhe procedura përzgjedhëse  të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Kanabisit.  Vendimi i qeverisë për pajisjen e një kompanie për licencën për kultivimin e kanabisit propozohet nga Ministri i Shëndetësisë, në rastin konkret nga ministrja Ogerta Manastirliu. 

Kufizimi, jo më shumë se 200 hektarë 
Në ligj është vendosur një kufizim sa i takon sipërfaqes maksimale të tokës që mund të kultivohet me kanabis. Konkretisht, sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar. Gjithashtu, sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për qëllime mjekësore nuk mund të jenë më të vogla se 5 hektarë dhe jo më të mëdha se 10 hektarë. Ky kufizim pritet të ndezë një luftë të fortë mes kompanive për t’u pajisur me licencë. 

Licenca dhe sanksionet
Licenca jepet për një periudhë 15-vjeçare. Kërkuesi, për t’u pajisur me licencë, paguan në momentin e paraqitjes së kërkesës një tarifë e cila është e pakthyeshme. Masa e tarifës, procedura dhe mënyra e përdorimit të kësaj tarife përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Çdo 3 vjet, kushtet e licencës rivlerësohen nga Agjencia, e cila, nëse konstaton mospërmbushjen e kushteve dhe kritereve, propozon, sipas rastit, pezullimin ose shfuqizimin e licencës apo i kërkon subjektit plotësimin e kushteve brenda një afati 30-ditor. Jo më vonë se 6 muaj përpara përfundimit të afatit të vlefshmërisë së licencës subjekti mund të kërkojë rinovimin e saj kur provon se plotëson kushtet e pajisjes me licencë, sipas përcaktimeve të këtij ligji. 

Për t’u pajisur me licencë, sipas ligjit subjekti, administratori, anëtarët e organeve drejtuese, ortakët apo aksionarët nuk duhet të jenë në ndjekje penale apo në në gjykim për ndonjë vepër penale. Në raste shkeljesh edhe penalitetet janë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë, si dhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet. Ministri përgjegjës për shëndetësinë vendos për shfuqizimin e licencës nëse subjekti shkel në mënyrë të përsëritur kushtet e licencës, legjislacionin në fuqi për ushtrimin e aktiviteteve, për të cilat është licencuar, nuk fillon zhvillimin e aktivitetit brenda një afati prej 12 muajsh nga miratimi, nëse subjekti e ka marrë licencën nëpërmjet mashtrimit apo deklarohet i falimentuar.

Kushtet për pajisjen me licencë
Në ligj janë vendosur kritere të forta për t’u pajisur me licencë. Praktikisht, asnjë kompani shqiptare nuk i plotëson kushtet, pasi kriteri i parë është që kompania duhet të të ketë eksperiencë 3-vjeçare në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bimës së kanabisit. Kompania ose aksioneri me 51% të aksioneve të shoqërisë duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit në një nga 38 vendet pjesë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për të paktën 5 vite. Subjekti duhet të jetë i pajisur me certifikatë të paktës së mirë të prodhimit lëshuar nga Agjencia Europiane e Barnave Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat. Gjithashtu, kompania duhet të ketë një kapital jo më të vogël se 100.000.000 lekë.

Ndërkaq, të interesuarit duhet të të paraqesin planin e zhvillimit të biznesit, modelin e kultivimit dhe qëllimin e kultivimit si dhe sipërfaqen minimale dhe maksimale të njësisë së zhvillimit. Duhet të paraqesin planin e përpunimit të mjediseve për tharjen, prerjen dhe magazinimin e kanabisit. Planin e sigurisë për sipërfaqen për kultivim dhe përpunim e kanabisit duke përcaktuar elementët e mbrojtjes, rrethimit, sigurinë me telekamera dhe sigurimi fizik për 24 orë.

Mes kritereve për të aplikuar për licencë është vetëdeklarimi për punësimin për të paktën dhjetë persona, të paraqesë vetëdeklarim për punësimin për të paktën 10 persona për çdo njësi, 2 prej të cilëve duhet të jenë punonjës të kualifikuar në fushën e farmacisë dhe agroinxhinierisë, me përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fushën përkatëse. Kriter është edhe vetëdeklarimi për gatishmërinë për të lidhur marrëveshje me strukturën përgjegjëse të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike për të garantuar aksesin për inspektim si dhe vetëdeklarim se do të fillojë ushtrimin e veprimtarive të përshkruara në licencën e brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Subjektet duhet të bëjnë një vetëdeklarim se pas vitit të tretë do të paguajë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5 % të qarkullimit vjetor, por në çdo rast, jo më pak se 10,000,000 lekë. Subjektet duhet të paraqesin garanci bankare në masën 10% të vlerës së investimit, si edhe të paraqesin vetëdeklarim se do të plotësojë të gjitha kërkesat për gjurmueshmërinë, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

Komisioni i Licencave
Pranë Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e kanabisit ngrihet Komisioni i Licencave për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të paraqitura për marrjen e licencës për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore. Komisioni ka 7 anëtarë:

a) 3 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë;
b) 1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike;
c)  2 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për bujqësinë;
ç) 1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për ekonominë.

Kryetari i Komisionit është njëri nga përfaqësuesit e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë. Emrat nominalë të anëtarëve të Komisionit të Licencave caktohen me urdhër të ministrave përkatës. Ata mund të caktojnë të caktojnë si anëtarë persona që ushtrojnë funksione publike që kanë lidhje me funksionin dhe detyrat e këtij Komisioni dhe kanë jo më pak se 5 vite përvojë pune. Anëtarët e Komisionit caktohen për një periudhë deri në 4 vjet. Ata do kenë detyrim që të nënshkruajnë deklaratën e konfidencialitetit, deklaratën e mungesës së konfliktit të interesit si dhe duhet të jenë të pajisur me certifikatën e sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësore, gjobë deri në 5 mln lekë për subjektet që shkelin kushtet e licencave

1686299025_kanabis.jpg

Qeveria miratoi sot projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Projektligji përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale. Po ashtu janë përcaktuar edhe kriteret për subjektet që do aplikojnë për të marrë licencë. Licenca jepet për një periudhë 15-vjeçare, por në rast shkeljesh ka penalitete nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë, si dhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Kundërvajtjet administrative

1.Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, si më poshtë vijon:
a)me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) deri në masën 1 000 000 (një milion) lekë, nëse subjekti i licencuar apo i lejuar:
i. përdor barna narkotike dhe lëndë psikotrope, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara me këtë ligj;
ii. reklamon në mënyrë direkte apo indirekte të gjitha veprimtaritë në lidhje me bimën e cannabis-it për qëllime mjekësore;
iii. kryen shitje në territorin e Republikës së Shqipërisë të bimës së cannabis-it mjekësor apo nënprodukteve të saj apo produkteve përfundimtare;
iv. nuk zbaton masat e dhëna nga Agjencia në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së licencuar apo të lejuar;
v. pengon procesin e marrjes së mostrave, sipas parashikimeve të nenit 36, të këtij ligji;
vi. tejkalon afatin e caktuar për grumbullimin e sasive të prodhuara të masës së fituar të thatë të cannabis-it për qëllime mjekësore;
vii. nuk përmbush detyrimet në lidhje me njoftimin e ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë për çdo gjendje që tregon dyshim se cannabis-i ose pjesë të bimëve të saj janë përdorur ose do të mund të përdoren për prodhimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope;
viii. nuk përmbush detyrimet në lidhje me mbajtjen e regjistrit për sasinë e prodhuar dhe atë të blerë të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe/ose industriale apo nuk dorëzon raportin brenda afateve ligjore tek autoritetet mbikëqyrëse;

b) me gjobë nga 1 000 000 (një milion) deri në masën 3 000 000 (tre milionë) lekë, nëse subjekti i licencuar apo i lejuar:
i.nuk zbaton kushtet në lidhje me transportin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore gjatë transportit apo kushtet për ruajtjen e paketimit original;
ii.nuk respekton rregullat në lidhje me planin e përpunimit dhe zhvillimit të prodhimit;
iii.nuk respekton rregullat në lidhje me planin e sigurisë, përfshirë përcaktimin e elementeve të mbrojtjes, rrethimit, sigurisë me telekamera dhe sigurisë fizike; 
iv.nuk respekton rregullat në lidhje me shenjimin apo gjurmimin.

c)me gjobë nga 3 000 000 (tre milionë) deri në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë, nëse subjekti i licencuar apo i lejuar:
i.fsheh ose falsifikon dokumentet, duke mbjellë dhe administruar sipërfaqe më të mëdha me cannabis mjekësor ose industrial ose kur regjistrimin e sipërfaqeve nuk e ka kryer brenda afatit të parashikuar;
ii.nuk deklaron sipërfaqet në të cilat kultivon cannabis për qëllime mjekësore dhe/ose cannabis për qëllime industriale;
iii.eksporton nënprodukte ose produkte përfundimtare në sasi të ndryshme nga ajo e deklaruar, sipas përcaktimeve të këtij ligji;
iv.raporton në mënyrë të rremë të dhënat, për efekt të plotësimit të regjistrave, të parashikuara në këtë ligj;
v.kryen procese për të cilat nuk është i licencuar, i lejuar apo autorizuar;
vi.vazhdon aktivitetin edhe pas përfundimit të afatit të licencës apo lejes;
vii.pengon, shmang mbikëqyrjen apo verifikimin në lidhje me shenjimin dhe gjurmimin;
viii.kultivon, prodhon, përpunon, furnizon, tregton, mban, transporton bimë, fara, produkt me lëndë narkotike ose psikotrope të pashenjuar, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 33 për shenjimin dhe gjurmimin.

2. Krahas gjobës së parashikuar në pikën 1, të këtij neni, personit juridik mund t’i caktohet si sanksion edhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet.

3. Kundërvajtjet administrative, sipas parashikimeve të këtij ligji, konstatohen dhe sanksionohen nga Agjencia. 

4. Në kushtet e konstatimit të shkeljeve të Kodit Penal, Agjencia raporton, në zbatim të parashikimeve të Kodit Penal, pranë autoriteteve përkatëse sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale.

5. Të ardhurat nga gjobat derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 17/06/2023 10:59

    vetem agjensi burokratike duke i hapur rruge nje problemi me te madh se kellqet e qeverise. Do preferoja me teper fonde per spitale si ai qe ndertoi Erdogan per vaksinat stinore ne Fier nje investim shume here me fitimprures edhe ne eksportim me treg shume me te gjere se cfaredo lloj kulture kanabisi deri tek opiumi te cilit nuk i dihen ende mire benefitet ndaj demeve qe ka shkaktuar. Shpresoj te mos miratohet me ndergjegje te paster te cdo deputeti me ndjenje humane dhe fjales se kryeministrit

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/06/2023 09:45

    Jo po Tahiri kanabizoi shqiperine…

    Përgjigju
  • Lexues: 17/06/2023 09:07

    Nuk besoj se ka te semure ne Shqiperi qe kane nevoje per „bar“ edhe s‘e gjejne dot ne te zeze se dihet qe jemi vend eksportues. Plani duket te jete nxitja e eksportit te ligjshem sepse kerkojne investitore te licensuar ne Evrope e Amerike. Me siguri bashke me eksportet e ligjshme do fusin edhe ndonje gje te mbjelle ilegalisht se kush po i kontrollon sa mbollen e ku i mbollen. Per sa kohe qe fokusi eshte tek eksporti nuk eshte keq per Shqiperine ekonomikisht.

    Përgjigju
  • Kontrollori: 17/06/2023 08:59

    Si per çudi do e marri lejen vetem Tom Doshi

    Përgjigju
  • Iris: 17/06/2023 02:16

    Moret nje vendim per te cilin nuk jeni kurkund gati,te pakten tani merrni nje vendim te dyte per krijimin e nje agjencie per kontrollin e recetave e mjekeve tane qe do t'i japin si karamelet.Kur keta nuk lane politikan te arrestuar pa /leje lindjeje/ qe te lirohen nga burgjet,imagjinoni cfare do te behet me kanabisin! Te gjithe drogaxhinjte do t'a mbajne vrapin per te doktoret qe t'i nxjerrin /nevojtare/per kanabis mjekesor.C'para e madhe ka per t'u bere nga bluzat e bardha!

    Përgjigju
    • Lala: 17/06/2023 08:32

      Dukesh QE je injorante DHE bullizuese gjuthashtu.te quash drogaxhi perdoruesin e hashashit esht injorance.nejse Uroj ta Kesh nje te till ne shpi e te kuptosh SA keq shprehesh

  • Arbëri: 16/06/2023 23:27

    Tani e bëri faqëja e zezë legalizimin që ta bëjë e vucici në serbi, sepse Arbëri është plantacioni më i madhë në Europ ( gjendet në Vojvodin) në prinskorv të Edvin drogës dhe vucicit…! Të njejtin plantacion do e bëjnë edhe në Shqipëri këtë dy kriminel serbo-serb, dhe populli është ende në gjumë…

    Përgjigju
  • Kumbari: 16/06/2023 21:52

    Pra tre dite me pare, miratoi task force per te zhvatur tokat bukqesore ku ti teket Doshit apo Luces, dhe sot kanabizimit te ligjeruar. Cpupull tyryfyl. Mire tja bejne kur nuk ndihet hic sado qe ta dredhe ne hell Rama.

    Përgjigju
  • Shqetesimikryesor: 16/06/2023 16:44

    Po ju s'kontrolloni dot ushqimet e ilacet, do kontrolloni kanabisin. Come on!

    Përgjigju
  • Tahipi: 16/06/2023 16:09

    Politkan rrac muti

    Përgjigju
  • Leonardo: 16/06/2023 15:52

    Efektet e para te kanabisit mjekesor shfaqen qartazi ne fytyren e Krifces. Sa e tymosur duket kjo.

    Përgjigju
  • Leonardo: 16/06/2023 15:50

    Robt ku ti keni. Qeveri bq-re. Asnje problem tjeter nuk ka Shqiperia, por vetem te projektligji per kanabisin mjeksor. E dime se sa mire vendosni sanksionet dhe sa te afte jeni qe te kontrolloni cilesine e gjerave kosumatore ne Shqiperi! Nder te gjithat ligjet qe mund te perafrohen me BE-ne (gje qe zor se eshte ne te vertete), ishte ligji i kanabisit ai qe duhej te votohej sot dhe te futej ne rendin e dites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë