VKM/ Nënat e papuna që rrisin 3 ose më shumë fëmijë deri në 5 vjeç, do t'u njihen si vite pune! Ministrja: Kusht që të kenë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje

TIRANË- Nënat që do të kujdesen për fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe nuk do të punojnë, do t’u njihen vitet e punës. Kusht për të përfituar nga ky vendim është që nëna të ketë 3 fëmijë, ose më shumë dhe njëri prej tyre të jetë nën moshën 5 vjeç. Tjetër kusht është që të ardhurat mujore familjare të mos kalojnë vlerën 100 mijë lekë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se ky vendim do të futet në fuqi nga muaji janar.

“Sot qeveria shqiptare ka miratuar një shtesë në projektligj që është ligji për sigurim e detyrueshëm për kujdesin e detyrueshëm shëndetësor, qëllimi i akteve që vijnë për ndryshim është mbështetja e grave që kanë më shumë se 3 fëmijë dhe të cilat janë të papuna. Situata ekonomikë është e tillë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Kemi vendosur që me buxhetin e viti 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do kemi një kategorizim, të gjitha gratë të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë. Të cilat, njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe ku të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është një politikë për nënat, politikë sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para është mundësuar nga fillimi i vitit tjetër me buxhetin e viti 2023.

Manastirliu bëri me dije se përmes një tjetër akti normativ janë siguruar doza përforcuese të vaksinave Pfizer. Këto vaksina, ministrja tha se janë të adaptuara për variantet e reja të COVID-19, të cilat pritet të vijnë në muajin nëntor. Nga ana tjetër, ministrja bëri me dije se nga nesër do të fillojë edhe vaksinimi kundër gripit, për personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna.

“Kemi në një moment pos pandemisë covid 19, por ka ende raste që infektohen, kontrolli i pandemisë është duke u monitoruar në sisteme e survejancës. Ne kemi bërë të mundur që të kemi furnizim me vaksina anti-covid, kemi marrëveshje me Pfizer. Vijmë me këtë akt, në një amendim të katërt për të siguruar që doza që ne i kemi parablerë dhe që pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim, 700 mijë doza do jenë doza përforcuese për variantet BA1, 2, 4 dhe 5. Duke garantuar vaksinim në vazhdim edhe gjatë periudhës së dimrit me doza përforcuese. Pritet të vijë në muajin nëntor. Tashi i parë i vaksinave të grupit ka mbërritur. Nga nesër grupmosha plus 65 vjeç, të moshuarit, gratë shtatzënë, mundësojmë vaksinimin kundër gripit”, tha Manastirliu.

Manasatirliu bëri me dije se do të nisin edhe ligjin e miratuar për autonominë spitalore, që do të nisë fillimisht zbatimin me Spitalin Memorial të Fierit.

“Vendimi i katërt i hap rrugën modelit të ri të automonisë spitalore. Vendim i cili është marrë npm ligjit të ri për shërbimin spitalor ku për të pilotuar autonominë spitalore do ishte spitali memorial i fierit, ndaj vendimi i këshillit të ministrave vendos mënyrën e organizmit dhe funksionimit të spitalit memorial Fier si aplikues i autonomisë spitalore duke përfituar direkt. Ky spital do fillojë ky spital do fillojë aplikimin e autonomisë menaxheriale dhe më pas asaj financiare për të hapur rrugë edhe për spitalet e tjera për të aplikuar këtë sistem të ri që garanton më shumë cilësi e kujdes në sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi se është miratuar edhe programi për Strategjinë Kombëtarë të Rinisë, pas një procesi diskutimesh që është zhvilluar për rreth një vit me të rinjtë. Ndër të tjera, në këtë program parashikohet edhe nisja e programit jashtëshkollor në 200 shkolla të vendit, 9-vjeçare dhe gjimnaze, për të marrë mësime falas  për art, zeje, teknologji etj. Ky program do të nisë nga viti i ardhshëm dhe synon të shtrihet në shkollat e të gjithë vendit. Ministrja shtoi se do të ngrihen edhe ekipe sportive në të gjithë vendin, për basketboll dhe futboll, si për vajzat edhe djemtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
VKM/ Mbi 700 mijë vaksina kundër COVID së shpejti në Tiranë! Manastirliu: Pritet të vijë në muajin nëntor! Kreu i OBSH: Pritet rritje e rasteve

1666795962_Screenshot1.jpg

Në Shqipëri pritet të mbërrijnë 700 mijë doza përforcuese Pfizer. Nga Tirana, drejtori i OBSH për Evropën Hans Kluge, foli për rëndësinë e vaksinimit në prag të stinës së ftohtë, kur parashikohet rritje e rasteve. Ndërkaq, të enjten nis shpërndarja e vaksinave antigrip.

700 mijë vaksina përforcuese ndaj COVID-19 pritet që të vijnë së shpejti në vendin tonë dhe do jenë në dispozicion për moshat mbi 65 vjeç si dhe grupet e riskut.

“Edhe pse shihet që ka një kontroll të pandemisë edhe kjo i dedikohet pikërisht armës më të fuqishme që sot ne kemi, që është vaksina, ne jemi në pritje të mbërritjes së dozave booster, pra dozave përforcuese përsa i përket vaksinimit kundër covid. Tashmë dhe nëpërmjet një amendimi që po bëjmë me kompaninë Pfizer nëpërmjet tyre ne do të kemi mundësi që deri në 700 mijë doza të vaksinave të jenë pikërisht vaksinat përforcuese, të planifikuar për të gjitha ato grupe risku por këtu përfshijmë edhe të rinjtë”, tha Manastirliu.

Drejtori i OBSH per Evropën Hans Kluge, i pranishëm në Forumin për Shëndetin dhe Mirëqenien e të Rinjve, theksoi rëndësinë e vaksinës, pasi me dimrin për shkak edhe të mutacioneve të reja, pritet rritje e rasteve me virus.

“Po hymë në dimrin e tretë të pandemisë. Skenari më i mundshëm që do të ketë një kulm infeksionesh, por nuk do të ketë një kulm të shtrimeve. Elementi i parë është vaksina”, tha drejtori i OVSH për Evropën, Hans Kluge.

Në prag të gripit stinor nga dita e enjte në vendin tonë nis shpërndarja tek qytetarët e mbi 200 mijë dozave të vaksinës anti-grip në të gjithë vendin.

“Dy vitet e fundit kemi pasur një influencë gripale të ulët pasi në shumë vende janë zbatuar masa shëndetësore strikte, që përfshijnë distancën, maskën, ajrimin e ambienteve, etj. Tani që këto masa janë ulur, edhe imuniteti i popullisë europiane ndaj gripit është ulur, sepse trupi nuk ka qenë shumë në kontakt me gripin. Prandaj është shumë e rëndësishme, për të pasur dy vaksinat për njerëzit vulnerabël, një dozë booster të dytë për covid-19 dhe për gripin”, u përgjigj. Dr. Kluge.

“Po afron periudha e dimrit. Përpos vaksinës covid dhe nga nesër fillon vaksinimi kundër gripit. Për popullatën më të riskuar”, tha Manastirliu.

Kategoritë që e përfitojnë vaksinën anti-grip falas, janë moshat mbi 60 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzana si dhe personeli shëndetësor.

Ora 13:52
VKM/ Muzhaqi: Nisim programin jashtë shkollor për 9-vjeçaret dhe gjimnazet, orë shtesë falas për arte, zeje, teknologji

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një vendim, përmes së cilit do të nisë një program jashtëshkollor në 9-vjeçaret dhe gjimnazet e vendit për orë shtesë në arte, zeje, pikturë e teknologji. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se ky program do të nisë fillimisht në 200 shkolla të vendit dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin. Ky program do jetë falas dhe me dëshirë, ndërsa ministrja theksoi se u vjen në mbështetje të gjithë familjeve që nuk kanë pasur mundësi t’i dërgojnë fëmijët në kurse.

"Dy programe, i pari lidhet me programin jashtë orarit mësimor, për 9-vjeçaren dhe gjimnazet, zbulimin e talenteve të rinjve jashtë orarit të mësimit, sinopsat anë të ndryshe, arti zjetë, teknologjia. Çdo fëmijë në 200 shkollat pilot, do mund të marrin pjesë te ky program sa kush dëshirojnë dhe marrin leje nga prindërit, falas në ambient te shkolla”, tha Muzhaqi.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altina: 23/09/2024 09:40

    Pershendetje jam nen e 4 femijve nje mbeshtetje nuk kemi ne qe po rrisim femijet ne shpi pun nuk na jep kush se duan 8 orarsh ti rregjistrojsh ne shtet duhen te dy prindrit me sigurime ne privat te marrin shum ku te shkoj cfar te bej ta lej femijen 5 mujsh mbyll ne shpi e te punoj asnje lloj mbeshtetje financjare nuk ka per ne

    Përgjigju
  • Arbërori: 26/10/2022 17:57

    O kriminel të pështirë e zbraët Shqipërinë nga të rinjët e tani hani , hani dhe vetëm m…hani sa të mundeni o tradhtar

    Përgjigju
  • Poplli: 26/10/2022 17:04

    P*dh të robve ejjjjjj... mshtetje thot ka*rja për ato që kan të ardhura më pak se 10000 lek ... a jeni nterezi o karafile o të qr.. ptuuu ju shoftë zoti farën o rrac ku*v.. kte debilen Muzhaqi për ça e mani me tall ka*in me ju nrejt humorin ??

    Përgjigju
  • denis: 26/10/2022 14:43

    Kjo VKM eshte nje injorance sepse sot ke veshtiresi ekonomike te risesh nje femije e jo 3 apo 5,keto nena duhet qe te kene eshe nje asistence socjale ekstra sepse jane heroina dhe ndikojne ne ritjen e popullsise e cila po shteron cdo dite.

    Përgjigju
  • adela: 26/10/2022 14:11

    Llogjika left the chat. te kesh te ardhura nen 100k lek ne muaj ste del per 2 persona pa femije jo me 3 femije dhe prinderit. ca po thoni mer a jeni ne terezi. me i rrit femijet me nje fete buke ne dite te 3

    Përgjigju
  • Matematika: 26/10/2022 13:45

    Po si jane 3 femije deri 5 vjec ? I bie njeri 5 vjec tjetri 3 vjec tjetri 1 vjec? Apo e keni rastin kur ka 3 binjakë? Ligj komplet la lidhje ! Nese jane 3 femije nen 10 vjec duhet madje edhe pagese për nënen rroge baze 34,000lek jo vetëm kontributet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni