VKM/ Qeveria i kalon në pronësi ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit në Rubik kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve, KAYO

VKM/ Qeveria i kalon në pronësi ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit në Rubik kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve, KAYO

Ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit, Rubik

Në mbledhjen e sotme (6 mars 2025) Këshilli i Ministrave ka vendosur për transferimin e pronësisë te kompania shtetërore shqiptare e prodhimit të armëve, KAYO, të pronave te paluajtshme të objektit, me emërtimin “Ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit, Rubik”.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin e pronësisë te shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., të pronave të paluajtshme të objektit, me emërtimin “Ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit, Rubik”, në përgjegjësi administrimi të Albbaker, sh.a.-së, me vendndodhje në zonën kadastrale 3244, sipas lidhjes nr.1 dhe kartelave të pasurive, që i bashkëlidhen këtij vendimi, me qëllim përdorimin sipas objektit të veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a”,- thuhet në vendim.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo Gjika: 07/03/2025 21:15

    Po si ka mundësi e çojnë në Rubik industrinë e prodhimit të armëve kur janë në gatishmëri dhe gjëndje të mirë uzina e Poliçanit dhe Gramshit + pumëtor të kualifikuar...në pritje të një Gërdeci të dytë.

    Përgjigju
    • Lala: 08/03/2025 20:32

      Fisheket DHE predhat kan perberje bakri .gezojat Bronx DHE tunxh .pyetje a prodhon gramshi policani Öse mjekesi keto metale? Uzinat e armeve ne kochen e xhaxhit donin lend te pare.sa TI blejne I prodhon vete me mire.zgjidhje me mend me ne fund.

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim' prezanton të hënën programin, Alibeaj në Report Tv: Rama e Berisha duan të asgjësojnë partitë e reja

Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim' prezanton të hënën programin, Alibeaj në Report Tv: Rama e Berisha duan të asgjësojnë partitë e reja