Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të drejtoreshës së Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, në masën 2 milionë e 300 mijë lekë.

VKM:

V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. REIDA KASHTA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Reida Kashta, në masën  2 300 000 (dy milionë e treqind mijë) lekë.

2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU