Komisioni i Ekonomisë miraton pr/ligjin për Prokurimin Publik/ Kompanitë që tërhiqen nga gara paguajnë 2% të fondit limit

Për të marrë pjesë në një tender kompanive nuk do ju kërkohet që të dorëzojnë fillimisht dokumentacionin nëse përmbushin kushtet për të marrë pjesë në garë. Kompanitë do të kenë mundësi të konkurrojnë duke plotësuar një formular vetë-deklarimi.

“Kemi parashikuar për herë të parë edhe formularin e vetë-deklarimit, pra nëse aktualisht shumica e dokumenteve kërkohet të ngarkohet në sistemin elektronik me këtë ligj ne do të vendosim që do të ketë një formular vetë-deklarimi i cili do të përmbledhë disa prej kërkesave dhe operatori ekonomik do të deklarojë që plotëson kushtet, duke iu lehtësuar mundësinë e ofertimit, dhe më pas fituesi do të dorëzojë dokumentacionin tek autoriteti kontraktor. Pra ofertimi do të bëhet me vetë-deklarim”, u shpreh drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta.

Si pasojë e abuzimeve të deritanishme me tenderat është vendosur që për kontratat e reja të mbahet edhe vlera e sigurimit. Drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta tha se kompanitë që tërhiqen do paguajnë 2% të fondit limit.

“Po rifusim në fakt edhe pjesën e sigurimit të kontratës që e hoqëm në 2012, por kjo nuk ka qenë efikase dhe është abuzuar nga operatorët ekonomik, nëse operatorë ekonomik gjatë procesit të ofertimit tërhiqen atëherë ju mbahet një 2% nga fondi limit që është sigurimi i ofertës. Duke futur sigurimin e ofertave operatorët do të mendohen dy herë nëse hyjnë për tu konkurruar apo hyjnë për shkak të marrëveshjeve të fshehta me njëri tjetrin”, pohon Kashta.

Projektligji i ri është miratuar këtë të hënë në Komisionin e Ekonomisë teksa është shqyrtuar nen për nen. Po ashtu në draft është parashikuar edhe shmangia e konfliktit të interesit si dhe ndërmarrja e disa masave lehtësuese për të garuar për tendera.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve