VKM/ Qeveria miraton çeljen e shkollës së arsimit të mesëm të ulët në gjuhën frënge

VKM/ Qeveria miraton çeljen e shkollës së arsimit të mesëm të ulët në gjuhën frënge

Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën frënge.

Sipas VKM-së së publikuar, vendimi vjen në mbështetje të ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

VENDIMI PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT PARAUNIVERSITAR TË ARSIMIT TË MESËM TË ULËT “ECOLE INTERNATIONALE”,   KU MËSIMI ZHVILLOHET NË GJUHËN FRËNGE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 42, të  ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale”, me kohë të plotë, i cili ushtron veprimtarinë arsimore, në adresën: Rruga Tiranë-Elbasan, km 5, Lundër, Tiranë, me numër pasurie 867/19. Në këtë institucion arsimor mësimi zhvillohet në gjuhën frënge, ndërsa lëndët “Gjuhë shqipe”, “Histori e kombit shqiptar” dhe “Gjeografi e Shqipërisë” zhvillohen detyrimisht në gjuhën shqipe.

2. Ngarkohen  Ministria  e  Arsimit  dhe  Sportit,  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, Durrës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, Tiranë, dhe institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale” për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Lajmi kryesor:

Rreziku nga përmbytjet, qeveria miraton planin e menaxhimit të burimeve ujore! Vendimet, nga menaxhimi i baseneve tek pronat e shtetit


B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë