Rreziku nga përmbytjet, qeveria miraton planin e menaxhimit të burimeve ujore! Vendimet, nga menaxhimi i baseneve tek pronat e shtetit

Rreziku nga përmbytjet, qeveria miraton planin e menaxhimit të burimeve ujore! Vendimet, nga menaxhimi i baseneve tek pronat e shtetit

Qeveria ka miratuar sot (08 Nëntor) planin e menaxhimit të basenit ujor Erzen për periudhën 2024-2029. Në listën e vendimeve të miratuar në mbledhjen e qeverisë, thuhet se me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor Erzen 2024-2029, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Zbatimi i këtij plani, sipas vendimit nis nga viti i ardhshëm, ndërsa thuhet se për administrimin e burimeve ujore do të ngarkohen organet përgjegjëse.

VENDIM PËR MIRATIMIN E PLANIT TË MENAXHIMIT TË BASENIT UJOR ERZEN 2024-2029

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “d”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 23, të kreut 3, të shtojcës II, të vendimit nr.1015, datë 16.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përmbajtjen, zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore, të planeve të menaxhimit të baseneve ujore dhe planeve të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor Erzen 2024-2029, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Zbatimi i Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor Erzen 2024-2029 fillon në   vitin 2024.

3. Ngarkohen organet përgjegjëse për administrimin e burimeve ujore dhe të gjitha institucionet e përmendura në tekstin e këtij plani për zbatimin e këtij vendimi.

Gjithashtu është miratuar plani i menaxhimit të basenit ujor Ishëm për të njëjtën periudhë.

E PLANIT TË MENAXHIMIT TË BASENIT UJOR ISHËM 2024-2029

VENDIM PËR MIRATIMIN E PLANIT TË MENAXHIMIT TË BASENIT UJOR ISHËM 2024-2029

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “d”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 23, të kreut 3, të shtojcës II, të vendimit nr.1015,     datë 16.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përmbajtjen, zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore, të planeve të menaxhimit të baseneve ujore dhe planeve të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor Ishëm 2024-2029, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Zbatimi i Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor Ishëm 2024-2029 fillon në  vitin 2024.

3. Ngarkohen organet përgjegjëse për administrimin e burimeve ujore dhe të gjitha institucionet e përmendura në tekstin e këtij plani për zbatimin e këtij vendimi.

Gjithashtu këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime të tjera rëndësishme. Nisur këtu nga plani i menaxhimit të baseneve ujore në Erzen dhe Ishëm, hapja e institutit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm “Ecole Internacional”, pronat e paluajtshme të shtetit deri te projekti ‘Shtrati i Lumit Lana-Zhvillim urban’

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:02
VKM/ Qeveria miraton çeljen e shkollës së arsimit të mesëm të ulët në gjuhën frënge

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën frënge.

Sipas VKM-së së publikuar, vendimi vjen në mbështetje të ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

VENDIMI PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT PARAUNIVERSITAR TË ARSIMIT TË MESËM TË ULËT “ECOLE INTERNATIONALE”,   KU MËSIMI ZHVILLOHET NË GJUHËN FRËNGE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 42, të  ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale”, me kohë të plotë, i cili ushtron veprimtarinë arsimore, në adresën: Rruga Tiranë-Elbasan, km 5, Lundër, Tiranë, me numër pasurie 867/19. Në këtë institucion arsimor mësimi zhvillohet në gjuhën frënge, ndërsa lëndët “Gjuhë shqipe”, “Histori e kombit shqiptar” dhe “Gjeografi e Shqipërisë” zhvillohen detyrimisht në gjuhën shqipe.

2. Ngarkohen  Ministria  e  Arsimit  dhe  Sportit,  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, Durrës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, Tiranë, dhe institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale” për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vërtet?: 08/11/2023 20:25

    Po baseni i Liqenit Artificial të Tiranës edhe sa Kulla do ndërtohen o Sulltani i nderuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë