VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor

VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor

Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar me anë të një vendimi të miratuar këtë të mërkurë (22 janar 2025) standardet për zonat dhe parcelat e tokës ku do të lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

VKM, theksohet se parcelat e tokës për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave:të mbrojtura e me përparësi zhvillimin e turizmit, të pyjeve, kullotave, livadheve, zonave ushtarake dhe atyre të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.

Më tej, në vendimin e qeverisë thuhet se këto parcela për kultivimin dhe rritjen e kanabisit, duhet të jenë në largësi prej të paktën 3  kilometra në rrugë ajrore, nga parqet e bletëve dhe zonat ushtarake dhe pasuritë/pronat në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më 10 janar, qeveria përcaktoi kriteret dhe rregullat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe rregullat e lëvizjes së mjeteve të transportit të lëndëve të para që duhen për këtë qëllim, bashkë me planin e sigurisë. Gjithashtu janë miratuar edhe rregullat për personat që do paraqesin kërkesat për licencat e kultivimit të kanabisit.

VKM: 

2. Standardet për zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore janë:
a) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave:
i. të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të shpallura si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave;
ii. të pyjeve, kullotave dhe livadheve;
iii. ushtarake;
iv. të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.
b) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km, në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë;
c)  parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 km në rrugë ajrore nga zonat ushtarake dhe pasuritë/pronat në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes;
ç)  përqendrimi i metaleve të rënda në tokë apo në terrene kultivuese (substrakte kultivuese), ku kultivohet cannabis-i për qëllime mjekësore, që nuk duhet të kalojë vlerat maksimale, të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
d) toka apo terrenet kultivuese (substraktet kultivuese), ku kultivohet cannabis-i mjekësor, që duhet të plotësojnë standardet e parashikuara në udhëzuesit për praktikat e mira bujqësore e të grumbullimit të Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe në standardet e parashikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO).

 

3. Standardet për zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime industriale janë:
a) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave:
i. të mbrojtura dhe të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të shpallura si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave;
ii. të pyjeve, kullotave dhe livadheve;
iii. ushtarake;
iv. të përcaktuara si sistem urban nga dokumentet e planifikimit vendor të territorit.
b) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë;
c) parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km në rrugë ajrore nga zonat ushtarake dhe pasuritë/pronat në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.
4. Në rastet kur, për ushtrimin e aktivitetit parashikohet kryerja e ndërhyrjeve ndërtimore në parcelën e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, ndërtimi kryhet sipas përcaktimeve të legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.
5. Në rastet, kur parcela e tokës përdoret për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore apo industriale, ajo duhet të jetë e pajisur me aktin e fitimit të pronësisë, në zbatim të përcaktimeve të Kodit Civil dhe të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”.
6. Standardet e parashikuara në pikat 2, shkronjat “a”, nënndarja “iv”, dhe “b”, e 3,  shkronjat “a”, nënndarja “iv”, dhe “b”, të këtij vendimi, nuk aplikohen kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura.

Në VKM (për ta parë të plotë kliko këtu) sqarohen gjithashtu termat: Standardet, Parcelë e tokës, Ambient i mbrojtur, Ambient i mbyllur, Zonë, Terren kultivues ose substrakt kultivues.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen

Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen