TIRANË - Në mbledhjen e sotme (16 janar 2025) Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Dorian Tolës nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes.
"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë",- thuhet në vendim.
Tola u emëruar zv.ministër i Mbrojtjes më 5 qershor të këtij viti.
Më herët,ai ka mbajtur detyrën e kreut të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Para këtij funksioni, ai ka shërbyer në Forcat e Armatosura, ku ka kryer detyra që lidhen kryesisht me planëzimin afatgjatë të Forcës Detare dhe bashkëpunimin ushtarak me NATO-n.
Në periudhën 2012-2015 ka kryer detyrën e Shefit të Zyrës së Komandantit të Forcës Detare. Tola më pas është caktuar Koordinator i Mbrojtjes në Zyrën Operacionale të Situatës (ZOS) në Kryeministri, ku u angazhua për ngritjen e Sistemit të Integruar të Informacionit Statistikor të Këshillit të Ministrave dhe analizimin e informacionit për emergjencat civile dhe krizat.
Dorian Tola është diplomuar në degën Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike në Akademinë e Detarisë në Turqi dhe në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar studimet Master në “Çështjet e Sigurisë Kombëtare” në NPS, Kaliforni, SHBA dhe Master Shkencor “E Drejtë Penale” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.6%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 630
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilli i Ministrave miraton pr.ligjin për marrëveshjen 10-vjeçare me Ukrainën në fushën e mbrojtjes! I kalon Kuvendit për ratifikim
20 Mars, 22:44
-
VKM/ Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave
20 Mars, 21:25
-
Kryeministri Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës! Po kthehet në aset strategjik të NATO, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit (VIDEO)
18 Mars, 14:27
-
Hotelet nuk deklarojnë turistët/ Qeveria cakton referencën, në pranverë-verë shfrytëzimi minimal 65% i kapacitetit, vjeshtë-dimër jo më pak se 30%
12 Mars, 18:42
-
Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, e zëvendëson Erjona Bejleri (VENDIMET)
12 Mars, 15:30
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Fond 13 milionë euro për forcimin e Mbrojtjes Civile, Vengu: Bëjmë Shqipërinë më të sigurt
11 Mars, 20:22
-
Ushtria ‘zbarkon’ në Fier, prezantohet logjistika, të rinjtë ftohen të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
7 Mars, 17:48
-
FOTO/ Shikoni kampusin sportiv të ridimensionuar në garnizonin “Skënderbej’
7 Mars, 08:48
-
VKM/ Qeveria i kalon në pronësi ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit në Rubik kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve, KAYO
6 Mars, 16:34
-
Mbyllja e TikTok, zbardhet vendimi: Zgjat deri kur kompania të vendosë filtra, të shmangen përmbajtjet e dhunës apo bullizmi
6 Mars, 16:26
-
Mbledhja e Qeverisë, Florian Semani emërohet zv/ministër i Financave (VENDIMI)
6 Mars, 16:21