Vladimir Myrtezai hyn në zonën e letërsisë me “Zahiretë”

Vladimir Myrtezai hyn në zonën e letërsisë me “Zahiretë”

Vladimir Myrtezai

Piktori i njohur Vladimir Myrtezai,dalëngadalë po hyn në kufijtë e letërsisë me librin e tretë të tij “Zahiretë”. Ndërsa deklaron se ky nuk do të jetë libri i tij i fundit, ai rrëfen për “Shqiptarja.com” motivet që e lidhin me shkrimin e librave. Pas një vargu esesh të botuara perodikisht për artin dhe pikturën, në shtyp, revista e më gjerë, për piktorin ka ardhur koha e bërjes së librave.

Librat për të janë një udhëtim vetjak, si ky libër “Zahiretë”, ku bota përsërit ciklin e vet me ngjyrime të pangjashme, “duke marrë shkas më shumë drejt aktit të dekodimit të njeriut sesa përfytyrimit të tij për të kapur të ardhmen, që do na dukej aq e papritur, si në një stepje për të kaluar diku.”

Kështu e prezantojnë botimet “Onufri” librin e ri të piktorit të njohur Vladimir Myrtezai. “Zahiretë” kanë fatin të grupohen në një vëllim, për ta bërë më të arrirë atë momentin e mosbesimit që ndahet me një fije peri nga projeksioni i ngjizjes së një dialogu të hapur. “Zahiretë” janë një mundësi për të përjetuar një drithërimë mes normales në gjuhë dhe anormales si projeksion që duhet dekoduar e përkthyer për gjendjen. 

“Është një udhëtim i pakontrolluar, spontan dhe me qejfin se mund t’i rrëfehem vetes, por këtë herë nëpërmjet rileximit, si një lexues anonim.”, shprehet piktori Vladimir Myrtezai. Libri i tij nis me këto fjalë: ”Udhëtimi mbi botën e të gjallëve mund t’u ndodhë vetë ëndërrimtarëve, ose atyre që ushqejnë vetëdijen me të papriturën e së nesërmes, apo me fuqinë për të shndërruar një llagëm të hullisë njerëzore në një përfytyrim që vë në lëvizje dhe artikulon ndërgjegje”.

Libri synon të pasqyrojë aktin e dekodimit të njeriut, më tepër sesa përfytyrimit e tij për të kapur të ardhmen, që do na dukej aq e papritur, si në një stepje për të kaluar diku.

Lexuesi në këtë libër, do të përjetojë një udhëtim ndryshe të qenies si një përfytyrim ciklik për t’u zhbërë në mijëra forma të bëra me pluhurin e jetës, për t’u kthyer në një shenjë e cila do të mbjellë sërish elemente humane për të ritreguar atë. Autori i librit, “Zairetë”, Vladimir Myrtezai, nuk e ka të parin libër që boton. Ai thotë se “E kam përgatitur opinionin publik që po përgatis librin e tretë dhe më pas kam prapë një libër tjetër, pra jam në një zonë të mirë krijimtarie”.

“Libri nuk tingëllon provokativ në opinionin ku do hidhet për t’u lexuar, por ka një karakter disi më kritik dhe studimor. Është ndarë në tre elementë, në ese, në një format të cilat i quaj fenomene dhe më pas vjen me profile të spikatura që mendoj se duhet të bëhen pjesë e opinionit publik ku duhen rishikuar dhe një pjesë me intervistat e mia, që mendoj që janë më të mirat”, tha Myrtezai.

Piktori duke qenë edhe vetë pak tip i tërhequr pohon me humor se libri do të jetë tërheqës sepse “Zahiretë” duket si term i konsumit të përgjithshëm, por në të vërtetë, që në krye ai e ka konceptuar librin e tij për lexues të veçantë. “Kush është i interesuar do të mund t’i ketë në bibliotekën e vet për t’i shfletuar librat e mi”, shprehet piktori.

Ai thotë se “nuk është titulli që e bën librin për të qenë tradicional apo bashkëkohor, por përmbajtja. Ky libër ka një përmbajtje provokuese, dhe një ndikim në dialogun e brendshëm të çdo lexuesi për mënyrën dhe konceptin që ka autori për gjërat që jeton. Libri “Zairetë” vjen edhe me një rishikim figurash, të cilat e bëjnë interesant udhëtimin nëpër faqet tij.

Ky libër është një udhëtim i pakontrolluar, spontan dhe me qejfin se mund t’i rrëfehemi vetes, po këtë herë nëpërmjet rileximit, si një lexues anonim”, thotë piktori i njohur Vladimir Myrtezai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën