Vladimir Petkovic: Ta dominojmë
Shqipërinë,maksimumin në fushë

Vladimir Petkovic: Ta dominojmë<br />Shqipërinë,maksimumin në fushë
Vladimir Petkovic dhe Stephan Lichsteiner bashkë me Xherdan Shaqirin ishin tre përfaqësuesit që zgjodhën të dilnin në konferencën e shtypit përpara ndeshjes kundër Shqipërisë. Fillimisht, trajneri i skuadrës helvete u ndal te gjendja e skuadrës së tij, duke diktuar ritmin që Zvicra duhet të ndjekë në fushën e lojës por pa kaluar në aventurë. “Duhet të ruajmë qetësinë dhe të kontrollojmë ndeshjen.

Gjithastu duhet të jemi imponues dhe të bëjmë më pak gabime se kundërshtari”. Trajneri boshnjak u emërua në stolin e Zvicrës pas aventurës te Lazio, por ai e pranon se ky është momenti kulminant në karrierë. Pavarësisht eksperiencës se vogël në kompeticione të tillë, Petkovic kërkon që Zvicra të mos e nënvleftësojë Shqipërinë.

“Ky është evenimenti më emocionues në karrierën time dhe ndihem shumë mirë sepse jam pjesë e një grupi që kërkon të shkruajë historinë. Shqipëria nuk duhet nënvleftësuar dhe ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë. E ritheksoj, do të japim maksimumin për t’i mbajtur nën kontroll kundërshtarët”. Në fund të fjalsë së tij, trajneri i Zvicrës shtoi se nuk ka folur ende me skuadrën e tij për kundërshtarin, duke lënë të kuptohet se fokusi i punës së tij ka qenë faza përgatitore dhe gjendja e ekipit që drejton.

Lichsteiner
Në vijim, fjalën e mori kapiteni Stephan Lichsteiner, i cili kërkoi të ulë tensionin në grup pasi Petkovic zgjodhi atë dhe jo Shaqirin për të mbajtur shiritin e kapitenit. Lichtsteiner…”Mbi të gjitha jam shumë krenar që vesh këtë fanellë, çështja e kapitenit ka pak rëndësi. Unë përfaqësoj vendin tim në një turne të tillë kaq të madh dhe kjo është një kënaqësi dhe sfidë e madhe”.
 

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak