Vladimir Putin dekoron pilotin Damir Yusupov, heroi i ri tregon tmerrin gjatë uljes së avionit mbi fermë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nderuar me titullin “heronj të Rusisë” pilotët, Yusupov dhe Georgy Murzin, kurse anëtarët tjerë të ekipit i ka shpërblyer me çmimin për kurajo, për punën e tyre gjatë uljes emergjente që ata i bën avionit të tyre ndërsa ai u sulmua nga një koloni zogjsh dhe rrezikoi të kishte një impakt brutal me tokën, ndërsa ishte nisur nga Moska drejt Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë së aneksuar nga Rusia.

Damir Yusupov, piloti që ka kryer uljen emergjente të aeroplanit të kompanisë, Ural në një fushë misri afër Moskës, ka thënë se nuk ka qenë i frikësuar teksa të dy motorët e aeroplanit janë përfshirë nga zogjtë. Madje thotë të mos ketë pasur kohë për diçka të tillë.

Piloti Damir Yusupov

Një ditë pasi ai është kthyer në hero, ai i’u tha gazetarëve se mundësia e tij e vetme ka qenë që të kryejë uljen në një fermë afër aeroportit Zhukovsky, teksa ka pasur 233 persona në bord.

“Nuk jam frikësuar. Kam bërë atë që është dashur të bëhet. Kam ruajtur aeroplanin, pasagjerët, ekipin. Unë mendoj se ai ka qenë vendimi i vetëm. Nuk mendoj se jam hero”, ka thënë ai me modesti.

Ora 12:44
Ndodh mrekullia në Rusi, zogjtë i djegin motorin avionit, piloti bën ulje në fushën e misrit (FOTO)
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      17 Dhjetor, 08:53

      Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



    ×

    Lajmi i fundit

    Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

    Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës