Vladimir Putin filmohet në Siberi, 
pa bluzë dhe shumë sportiv

Vladimir Putin filmohet në Siberi, <br />pa bluzë dhe shumë sportiv
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vijon të tërheqë vëmendjen me jetën aventureske dhe sportive që ai bën.

Jemi mësuar ta shohim nën petkun e kreut të Kremlinit, por Putin dita-ditës tregon që di të jetojë jetën e tij.

Ai gjithmonë është në qendër të vëmendjes edhe gjatë kohës kur ai është me pushime dhe po shijon kohën e tij të lirë.

Së fundmi është publikuar një video ku duket presidenti Putin teksa peshkon dhe noton në ujrat e akullta të Siberisë, ku ka zgjedhur të kalojë pushimet.

Mesa duket presidentit rus i pëlqejnë pushimet aventureske, që të mund t’i tregojë vendit se është i shëndetshëm, i fortë dhe i mbushur me energji.

Lideri rus shpesh  herë ofron foto të jetës së tij sportive, përfshirë fluturime me aeroplanë luftarakë, kalërimin, zhytjen, xhudo dhe tanimë ai luan rregullisht hokei në akull ( ice-hokey). 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'