Vladimir Putin i dërgon urim
Metës për festën e pavarësisë

Vladimir Putin i dërgon urim<br />Metës për festën e pavarësisë<br>
Një mesazh i veçantë për pavarësisë e vendit tonë ka ardhur nga Vladimir Putini.

Pavarësisht se marrëdhëniet Shqipëri-Rusi janë të ftohta, Putini ka nisur mesazh urimi Presidentit Ilir Meta.

Në mesazh shkruhet se synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare.

Urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin:

SHKËLQESISË SË TIJ

Z. ILIR META,

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Tiranë

I nderuar zoti President,

Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë,

Ditës së Flamurit.

 

Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbesore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

VLADIMIR PUTIN

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje