Sot presidenti i Rusisë ka ditëlindjen dhe mbush 64 vjeç. Por urimi më i veçantë i vjen nga ura Manhattan në New York.
Një poster i madh me përmasat 6 dhe 9 metra me një imazh gjigand të Vladimir Putin u shfaq mbi urë, posteri mban në sfond flamurin rus dhe atë sirian dhe në mënyrë ironike shkruan “Peacemaker”.
Janë këto urimet e para për liderin e Kremlinit i cili sot mbush 64 vjeç duke tërhqeur vëmendjen e të gjithëve.
Një dëshmitar për mediat amerikane thotë se ishin dy të rinj të cilët me shumë vështirësi e vendosën banderolën por ia arritën qëllimit.
Kujtojmë se marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë të tensionura për çështjen e situatës në Siri e ku madje shtetet vendosën të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com