Presidenti i Rusisë gjithmonë është në qendër të vëmendjes  edhe gjatë kohës kur është me pushime.

Dhe këtë herë nuk ka të bëjë me çështje politike, apo lufte, por me vetë figurën e presidentit. Ai shpesh herë është fotografuar teksa kalëron me gjoksin zbuluar, praktikon xhudën apo edhe peshkon.

Por rrjetet sociale nuk e lënë aspak të qetë dhe e ironozojnë në mënyrë shumë gazmore.

Foto e mëposhtme e tregojnë shefin e Kremlinit me të vërtetë një hero përrallash, hipur mbi një shqiponjë, pjesëmarrës në filmin ‘Zoti i Unazave’.

E në fakt ishte vetë Putin ai i cili ‘ndezi’ rrjetet sociale, pasi pak ditë më parë publikoi disa foto ku tregonte sesi po kalonte pushimet.

Por Putin është shumë sportiv dhe me siguri e mirëpret ironinë e rrjeteve sociale.

[gallery]23423[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com