Presidenti rus Vladimir Putin ka premtuar se Rusia do të "përsosë" armën misterioze që më 8 gusht shkaktoi një shpërthim në një poligon ushtarak në Rusinë veri-perëndimore në të cilën vdiqën dy ushtarë dhe pesë inxhinierë bërthamorë, duke ngritur nivelin e rrezatimi në zonë për një periudhë të shkurtër.
Sipas BBC, Putin e bëri deklaratën kur takoi familjet e viktimave të aksidentit.
“Është një armë unike në botë”, - tha Presidenti rus, - "Ne do ta përsosim këtë armë, pavarësisht gjithçkaje," u tha ai vejushave të viktimave të incidentit gjatë një ceremonie në Kremlin.
Sipas autoriteteve ruse, incidenti ka ndodhur gjatë provës së një motori raketë me motor atomikë.
"Vetë fakti i posedimit të këtyre teknologjive unike - tha Putin - është sot garancia më e rëndësishme dhe e besueshme e paqes në planet".