Presidenti Vladimir Putin, pasi zbriti shkallët e avioni të tij Ilyushin 96-300Pu, në orën 12.58 në Aeroportin e Fiumicino-s, u drejtua për në Vatikan.
Lideri i Kremlinit mbërriti në Selinë e Shenjtë i shoqëruar nga delegacioni i tij prej 30 vetësh dhe u prit në audiencë nga Papa Francesku me të cilin pati një takim kokë më kokë dhe që zgjati 55 minuta.
Selia e Shenjtë e konsideron Vladimir Putin një interlokutor të çmuar, edhe pse kjo konsideratë nuk i pëlqen aspak kishës ortodokse ukrainase.
Gjithsesi Selia e Shenjtë nuk e ka njohur aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë.
Komento
Komente

