MOSKA- Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar një stërvitje ushtarake urgjente për të testuar gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura në të gjithë Rusinë.
“Russia Today” sqaron se stërvitja përfshinë trupa që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe kërcënimet terroriste.
“Papritur Presidenti urdhëroi testimin e Forcave Ajrore, dhe Forcave të Sigurisë." shkruan “Russia Today”.
Stërvitja që nisi sot, në orën 14:00 sipas orës lokale, do të vazhdojë deri në muajin mars me dy faza.
Këtë lajm, shkruan “Russia Today”, mediat perëndimore e kanë lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë.
Ndërkohë, disa ditë më parë SHBA-të dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar Rusinë se një ndërhyrje ushtarake në Ukrainë nuk është në interes të asnjërës palë.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com