Sipas saj, kriminelët nuk janë njerëz të zgjuar dhe s'kanë vlera morale, ndja dhe duhen luftuar, duke shtuar se në Shqipëri krimi ka sjellë kosto të madhe. Diplomatja evropiane deklaron se shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës nga këto dekada arrogance të të korruptuarve dhe grupeve të kriminalizuar.
"Qytetarëve të Shqipërisë iu ka ardhur në majë të hundës, nuk mbajnë më, nga këto dekada arrogance të të korruptuarve dhe grupeve të interesit të kriminalizuar, të cilët besojnë se Shqipëria ekziston për të pasur ata dhe se ata nuk i detyrohen shtetit. Njerëzit po shesin atdheun për shtëpinë, ndryshe nga më parë. Kriminelët nuk kanë moral, pikë respekti për këtë vend. Nuk duhet të ketë më njerëz që e shfrytëzojnë drejtësinë me anë të një telefonate. Ligji është i barabartë për të gjithë. Të mos ketë njerëz që shfrytëzojnë ligjin. Krimi i organizuar ekziston në shumë vende dhe nuk do t’ia dijë për asgjë, për jetën e njerëzve, por në shumicën e vendeve jepet një përgjigje e fortë nga institucionet. Këtu është dallimi, aftësia e institucioneve ta luftojnë krimin, ta ndëshkojnë. Të jesh kriminel s’do të thotë të jesh njeriu më i zgjuar, por s’ke vlera morale. Vendi juaj nuk e meriton të asociohet me njerëz të tillë. Shqiptarët janë të talentuar, të zgjuar, vendi ka shumë burime, por krimi sjell kosto tepër të madhe në shoqëri. Besoj që ky operacion do jetë hap vendimtar drejt një shteti që do luftojë krimin. Ne nuk mund të bëjmë punën tuaj për ju, por do bëjmë cdo gjë të mundemi që ju ta bëni punë sic duhet, që të ketë sukses. Ne e dimë që kjo është një betejë sfiduese dhe ju keni nevojë të tregoni rezultate të pakthyeshme. Më shumë se 1 milion euro janë investuar, por asnjë shumë parash nuk mund ta bëjë atë që mund të bëni ju me veprat tuaja", tha Vlahutin.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










