Vlahutin: Ndërgjegjësohuni, nuk
ka azil! Politizimi nuk ju shërben

TIRANE - Të gjithë qytetarët shqiptarë që largohet drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian duhet të kenë të qartë: Nuk do të marrin azil. Me ketë apel fillon intervista e  ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin për A1Report, e cila i bën thirrje qytetarëve të mos gënjehen pasi azili është tërësisht i pamundur. Njerëzit sipas zonjës Vlahutin duhet të përqendrohen në vendin e tyre, për ta bërë Shqipërinë një vend me më shumë mundësi, punësimi dhe jetë me të mirë.

“Ky është një problem që na prek të gjithëve, dhe padyshim ka pasur mesazhe e komunikime nga shtetet anëtare dhe nga BE. Së pari dëshirojmë te informojmë njerëzit se nuk do të përfitojnë azil. Dhe paratë që do të harxhojnë do të jenë të hedhura kot. Dhe për më tepër do të jenë dhe emocione dhe shpresa të kota. Azili është një instrument i të drejtave të njeriut, për ata persona që vërtet janë në nevoje, sepse jeta e tyre rrezikohet për shkak të arsyeve politike. Dhe për t”ja u shpjeguar njerëzve në nivelin global, vetëm 1 % e atyre që aplikojnë, marrin azilin. Por kjo nuk është një zgjidhje për ta, sidomos për faktin se dikush nuk ka mundësi financiare, nuk kanë një pune, se kanë një punë të keqe, ose u mungon një jetë e favorizuar.  Ne duhet tu themi dhe shpjegojmë njerëzve, se mund të bëjmë miliona gjëra dhe po përpiqemi që të ndryshojmë miliona gjëra, që të kthejmë  Shqipërinë në një vend me dinjitet”, - shprehet Vlahutin. 

Pyetjes nëse Shqipëria po rrezikon rikthimin e regjimit të vizave, ambasadorja Vlahutin i përgjigjet se vendi nuk rrezikon. Por megjithatë, thekson ajo, -duhet kujdes sepse, nëse problemi kalon përmasat atëherë ekziston mundësia.

“Nuk besoj se rrezikojmë. Por ky është një fenomen që ne vërtet duhet ta luftojmë, sepse nëse ky fenomen rritet dhe shkon përtej proporcioneve të veta. Por ka realisht zgjidhje për këtë, dhe nëse ato shtete anëtare të cilat janë vërtet të shqetësuara dhe në rast se e ngrenë këtë çështje, mund të bëhet problem. Por shpresoj që ne mos të arrijmë në atë fazë”, tha Vlahutin.

hitaj

Por përveç qytetarëve, një tjetër mesazh i ambasadores shkon edhe për klasën politike, e cila sipas saj nuk duhet të politizojë çështjen, por duhet të ndikojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve.

“Ne këtë lutje u kemi bërë të gjithëve që të mos ta politizojnë këtë çështje. Ne po punojmë me qeverinë, për një sërë çështjesh, që nga rritja e ndërgjegjësimit dhe informimit të njerëzve, dhe kontrollin e kufijve. Dhe natyrisht aty ku ka element kriminal të përfshirë, ajo është përgjegjësia e agjencive ligjzbatuese që të merren me këtë çështje”, - thotë për A1 Report ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë.]

Gjithashtu e dërguara e Unionit Evropian, sqaron se ditën e premte do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit, që do të shënojë mbledhjen e parë, një hap ky, sipas Vlahutin, shumë i rëndësishëm drejt integrimit. Në lidhje me sfidat kryesore që ka vendi, Vlahutin me një eksperiencë të madhe në Ballkan, sqaron se Shqipëria duhet të modernizojë institucionet. Duke qenë se kjo është edhe java e Bashkimit Evropian, gjithashtu delegacioni ka organizuar një sërë eventesh, ku kryesori do të jetë në Butrint në datën 9 maj, ku do të performojë sopranoja e njohur Inva Mula.

Intervista e plote e ambasadore se Bashkimit Europian Romana Vlahutin për A1 Report
 

Kohet e fundit eshte vene re nje fenomen i pazakonte per Shqiperine, qindra banore te zonave te Kuksit, Fierit dhe Vlores, jane larguar ne mase drejt disa vendeve te BE, sidomos Gjermanise duke kerkuar azil politik. Cilat ishin mesazhrt dhe a ka patur shqetesim per kete situate ne Bruksel. Dua ta lidh edhe me problematike  e vizave, vihen ne rrezik apo jo?
Ky është një problem që na prek të gjithëve, dhe padyshim ka pasur mesazhe e komunikime nga shtetet anëtare dhe nga BE. Së pari dëshirojmë te informojmë njerëzit se nuk do të përfitojnë azil. Dhe paratë që do të harxhojnë do të jenë të hedhura kot. Dhe për më tepër do të jenë dhe emocione dhe shpresa të kota. Azili është një instrument i të drejtave të njeriut, për ata persona që vërtet janë në nevoje, sepse jeta e tyre rrezikohet për shkak të arsyeve politike. Dhe për t”ja u shpjeguar njerëzve në nivelin global, vetëm 1 % e atyre që aplikojnë, marrin azilin. Por kjo nuk është një zgjidhje për ta, sidomos për faktin se dikush nuk ka mundësi financiare, nuk kanë një pune, se kanë një punë të keqe, ose u mungon një jetë e favorizuar.  Por gjithashtu fakti që duket se këto lëvizje të jenë të organizuara, na tregon që ka disa skema që po bëhen këtu. Duke u përpjekur  të përdorin dhe shfrytëzojnë dëshirën e njerëzve për një jetë me të mirë. Por në mënyrë absolute kjo nuk është mënyra, dhe nuk është zgjidhja. Nuk do të ketë jetë më mirë,  ata do të humbasin. Ne duhet tu themi dhe shpjegojmë njerëzve, se mund të bëjmë miliona gjëra dhe po përpiqemi që të ndryshojmë miliona gjëra, që të kthejmë  Shqipërinë në një vend me dinjitet. Por nuk do të ketë azil, qoftë për arsye ekonomike apo arsye të tjera që shpiken, të paktën në vendet e BE nuk ka për të ndodhur. 
 
Cilat kanë qenë reagimet e Brukselit më konkretisht, nëse ka patur mesazhe nga komisioneri për Zgjerimin Johanes Han? 
Besoj se nuk ka shumë gjëra konkrete për azilkerkuesit, përveç faktit që nuk do të jepet azili sepse s”ka baza për azilin. Njerëzit duhet ta dinë do humbasin paratë e tyre, koha e tyre, dhe çdo gjë do shkojë dëm. Por është një problem edhe për imazhin e vendit, vendi  ka punuar dhe luftuar shumë që të përmbushi kriteret për të përfituar liberalizimin e vizave. Por po krijohet nga azilkërkuesit edhe një problem, për qytetarët e tjerë shqiptar të cilët nuk  abuzojnë, nuk e shfrytëzojnë këtë pjesë. Sepse liria e të lëvizurit është një nga liritë kryesore të BE, dhe njerëzit e meritojnë që të kenë liri. Prandaj duhet të jemi shumë strik me ata që tentojnë të abuzojnë me këtë liri, qoftë për ata që mund të kenë mungesë informacioni, ose jo njohuritë e duhura. Ose sepse thjesht ka persona që shfrytëzojnë fatkeqësitë e dikujt tjetër.
 
Rrezikojmë të rikthehet regjimi vizave?
Nuk besoj se rrezikojmë. Por ky është një fenomen që ne vërtet duhet ta luftojmë, sepse nëse ky fenomen rritet dhe shkon përtej proporcioneve të veta. Por ka realisht zgjidhje për këtë, dhe nëse ato shtete anëtare të cilat janë vërtet të shqetësuara dhe në rast se e ngrenë këtë çështje, mund të bëhet problem. Por shpresoj që ne mos të arrijmë në atë fazë.
 
vlahutin hitaj

Reagimin nga autoritetet shqiptare, si e gjykoni, ishin masat e duhura. Dhe a ndikon negativisht politizimi i kësaj çështje? 
Ne këtë lutje u kemi bërë të gjithëve që të mos ta politizojnë këtë çështje. Ne po punojmë me qeverinë, për një sërë çështjesh, që nga rritja e ndërgjegjësimit dhe informimit të njerëzve, dhe kontrollin e kufijve. Dhe natyrisht aty ku ka element kriminal të përfshirë, ajo është përgjegjësia e agjencive ligjzbatuese që të merren me këtë çështje. 
 
Cilat janë  shkaqet në mendimin tuaj të këtij largimi, pasi ju keni dhe eksperiencë në Ballkan, e njihni mirë.  Si mund të reduktohet ose parandalohet në këto nivele. Theksoj është një fenomen edhe në shtete të tjera të Ballkanit. Them reduktohet sepse eliminohet më duket pak vështirë.
Ajo që duhet të bëjmë ne në të vërtetë, dhe ky më duhet thënë është një synim afatgjatë. Është që në Shqipëri të krijojmë një situate të atillë, dhe kushte te atilla në vend, që të ketë më shumë vende të reja pune, dhe që njerëzit të kenë mundësi për një jetë me dinjitet. Siç e thatë dhe juve emigrimi është një fenomen, që ndodh gjithandej gjatë gjithë kohës. Dhe natyrisht nuk mund ti vihet fre, sepse ndodh për të gjithë arsyet e mundshme, për studime për të udhëtuar. Por abuzimi me instrumentin e azilit, është diçka krejt ndryshe. Është shumë interesante, që të shikojmë se në cilat shtete evropiane njerëzit kërkojnë azil. Në ato që kanë sisteme sociale,të atilla që i ndihmojnë menjëherë azilantët, ose atyre që u jepet azil.  Pra ne po flasim për asistencë financiare. Dhe numri azilkërkuesve në ato shtete që nuk i kanë këto qasje sociale, nuk ekziston. Pra është shumë e qartë kjo është një përpjekje për të abuzuar me sistemin. 
 
Për javën e Europës, cfare aktivitetesh të bukura keni programuar, duke e lidhur edhe me ato të mëparshmet, një lloj tradite e krijuar nga delegacioni?
Do të ketë disa aktivitete, ju kujtohet ne u takuam ne lançimin e atij quzit në gjimnazit “Ismail Qemali”, ku kemi premtuar që 5 nxënësit më të mirë, do të shkojnë ne Bruksel. Ku do të jemi dhe unë dhe zonja Gjosha. Ka një sërë aktivitetesh në gjithë Shqipërinë. Jam shumë e kënaqur që ditët e premte do të kemi takimin e parë,  të Këshillit Kombëtar të Integrimit. Që është një hap shumë i rëndësishëm përpara, për diskutime gjithëpërfshirëse për BE. Dhe pastaj në fund fare jemi shumë të lumtur që në datë  9 maj që është edhe dita e Europës, do të shkojmë të gjithë në Butrint, për një koncert ku do të performojë Inva Mula, në mënyrë që të festojmë Europën. Dhe po them Europën sepse në Butrint e prek këtë ndjesi që ke për këtë qytetërim Europian, i cili ka filluar edhe aty. Dhe në njëfarë mënyre unë kisha këtë dëshirë të fortë, që të promovoja të gjitha ato gjëra të mira, që e lidhin Shqipërinë me Europën. Që nga kjo trashëgimi e shumë e mrekullueshme, natyrisht deri tek arti. Isha në Butrint javën e kaluar, dhe është shumë i bukur. Jam shumë e lumtur që aktiviteti do të bëhet atje, dhe po punojmë shumë që të shkojë shumë mirë. Mendoj se është shumë e rëndësishme që shqiptarët ta kuptojnë mire atë që kanë këtu në Shqipëri, dhe ta promovojnë atë dhe ta ruajnë atë, ta mbrojnë dhe ta përdorin madje. Për shembull industria e turizmit është një mundësi e madhe për Shqipërinë, por ka ende shume për të bërë për të qenë pjese e tregut.
 
Keni 7 muaj në Tiranë, dhe po njihni Shqipërinë, si ju duket, tani që e prekni dhe vetë situatën. 
Unë e njoh shumë mirë rajonin, kam punuar në këtë rajon,  dhe vete vij nga rajoni. Por Shqipëri është pak ndryshe dhe kjo më ka habitur më shumë. Sepse ka gjëra në të shkuarën tuaj, të cilat kanë krijuar situata ndryshe, jo vetëm tek memoria institucionale, por edhe mangësitë institucionale. Por edhe marrëdhëniet në shoqëri, një nga gjërat që unë mendoj keni humbur, është ajo pjesa e modernizimit. Kështu që ajo që duhet të bëni dhe të bëjmë të gjithë tani, është që një shekull të tërë ta vëmë brenda 20- 25 viteve. Që do të thotë që duhet të punojmë akoma më shumë se vendet e tjera. Vërtet ndryshimet që duhet të ndodhin janë të shumta. Nuk ka për te qenë e lehtë, edhe do të lodheni edhe do të inatoseni, por ja vlen tërësisht dhe mund t”ju them se s”ka mënyrë tjetër. Kjo është një mundësi shumë e mirë për Shqipërinë, dhe ju jeni një vend i ri me popullsi te re, dhe unë dua ta kaloj kohën time këtu, duke u përpjekur për t”ju ndihmuar juve, që vetë këtë forcë që keni, ti përdorni për të mirën e vendit dhe Europës. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike