Vlerësimi nga Eurosport: Shqipëria
Leicesteri i Europës, janë të pathye

Vlerësimi nga Eurosport: Shqipëria<br />Leicesteri i Europës, janë të pathye
“Mrekullia Shqiptare”. Eurosport vazhdon t’i kushtojë vëmendje arritjes historike të Shqipërisë në Euro 2016. Një Kombëtare që në gjeografinë e futbollit botëror cilësohet e vogël, por që tani do të luajë në Euro 2016.
 
Në reportazhin e shkurtër theksohet se Shqipëria ishte ekipi surprizë mes atyre që u kualifikuan direkt në Francë. Një skuadër që deri në vitin 2009 ishte e 96-ta në renditjen e FIFA-s. Eurosport rikujtoi rivalët në Grupin i kualifikues, me Portugalinë, Danimarkën e Serbinë.
 
Udhëtimi i jashtëzakonshëm i Shqipërisë kaloi nga fitorja historike në Portugali, të skenat e dhunës dhe racizmit në Beograd.
 
Të pathyer deri në dy disfatat radhazi me Portugalinë dhe Serbinë në shtëpi dhe në fund suksesi 3-0 në Armeni që i siguroi një biletë në Euro 2016. Eurosport i cilësoi kuqezinjtë si Leicester-in e futbollit ndërkombëtar, ndërsa mini-reportazhi mbyllet me urimin “Paç Fat Shqipëri”.



Redaksia/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!