Bashkitë me “notat” më të lartë në Vlerësimin e 2017 janë Korca, Tirana dhe Shkodra. Gjatë tërheqjes së çmimit, Velaj tha se situata në Bashkinë e Tiranës ka ndryshuar pozitivisht. “Kur sapo kisha ardhur në krye të Bashkisë së Tiranës morëm notën 4 për vlerësimin sepse sigurisht, ishte viti ynë i parë, faqja e internetit s’punonte, e jo më të kthehej përgjigje apo të mbarohej ndonjë punë. Asokohe nuk e kishim hapur ende një portal Open Data, që është përtej këtyre 5 karakteristikave që janë vlerësuar, apo një aplikacion si “Tirana Ime”, i cili e ka çuar në një nivel krejt tjetër mënyrën e komunikimit dhe zgjidhjes së problemit", tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj shtoi se vetëm në 6-mujorin e parë, ka pasur 55 mijë kontakte të drejtpërdrejta. “Kemi disa kategori, duke filluar nga faqja e internetit, te regjistri i pyetje-përgjigjeve, Koordinatori për të Drejtën e Informimit, te vendimet e Këshillit Bashkiak, të cilat janë instrumente për të marrë disa vendime që qyteti të ecë përpara me punë. Vendimet merren dhe publikimi i tyre është një nga kriteret e programit të transparencës. Vetëm për gjysmën e parë të vitit 2017 në sportelet e Bashkisë së Tiranës u është shërbyer 55 mijë vetëve", tha Veliaj.
Nga vlerësimi i ndërmarrë nga INFOÇIP në shkallë kombëtare, rezulton se vetëm 24 bashki nga 61 gjithsej kanë të afishuar në faqen zyrtare të internetit regjistrin e pyetje përgjigjeve.
(Renditja e qyteteve sipas vlerësimit të INFOÇIP)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












