Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Drejtorin Rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy.

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i PD, përmes një statusi në rrjetet sociale ku ka shpërndarë edhe disa foto të takimit. Basha shkruan se në takimin me Paul McCarthy ka folur rreth krizës politike dhe bashkëpunimit kundër korrupsionit.

" Takim shumë i frytshëm me z.Paul McCarthy, Drejtor i 'IRI global' për Europën me të cilin folëm për krizën politike & intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës & ndërtimin e një shteti modern." shkruan Basha.