Vlerat ushqyese të kumbullave! Ulin sheqerin, mbrojnë zemrën dhe kockat

Vlerat ushqyese të kumbullave! Ulin sheqerin, mbrojnë zemrën dhe kockat

Kumbulla

Kumbullat janë fruta me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë fibra, antioksidantë, një mori vitaminash dhe mineralesh.

Cilat janë disa nga përfitimet kryesore që mund të merrni nga konsumimi i kumbullës?

Përmbajnë lëndë ushqyese
Kumbullat përmbajnë më shumë se 15 vitamina dhe minerale të ndryshme, fibra bimore dhe antioksidantë. Disa nga përbërësit kryesorë të tyre janë  vitaminat A, C dhe K , kaliumi, por edhe sasi të vogla të vitaminës B , fosforit dhe magnezit .

Ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak
Ky frut ka veti që ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak. Kumbullat kanë indeks të ulët glicemik, që do të thotë se mund t’iu ndihmojnë të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak dhe të zvogëloni rrezikun për të zhvilluar diabet të tipit 2.

Ndikojnë në shëndetin e kockave
Përveç kësaj, kumbulla është e dobishme për shëndetin e kockave.
Përdorimi i këtij fruti redukton rrezikun e sëmundjeve të kockave si osteoporoza dhe osteopenia (dendësia e ulët e kockave). Ky efekt i dobishëm besohet të jetë për shkak të antioksidantëve, të cilat janë të afta të reduktojnë inflamacionin në trup.

Ndikojnë në shëndetin e zemrës
Konsumimi i rregullt i frutave mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular. Në veçanti, kumbullat janë studiuar për aftësinë e tyre për të ulur presionin e lartë të gjakut dhe nivelet e kolesterolit, dy faktorë që rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.  

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Banesa u përfshi nga zjarri, gruaja hidhet nga ballkoni për të shpëtuar   

Korçë/ Banesa u përfshi nga zjarri, gruaja hidhet nga ballkoni për të shpëtuar