Vlerësimi i Berishës për politikanët, ‘i shkel syrin’ Grida Dumës, e cilëson ‘Nora e Kelmendit’! Zv.kryeministren e quan ‘Miss bifteku’

Vlerësimi i Berishës për politikanët, ‘i shkel syrin’ Grida Dumës, e cilëson ‘Nora e Kelmendit’! Zv.kryeministren e quan ‘Miss bifteku’

Sali Berisha dhe Grida Duma në një event

Sali Berisha nuk ndryshon qëndrim për Lulzim Bashën por deputetët demokratë që e mbështesnin duket se po i tërheq pranë vetes. Teksa PD është e përcarë, Berisha i ka shtrirë dorën Alibeajt për bashkëpunim në zgjedhjet vendore 2023 dhe për këtrë kanë nisur bisedimet.

Së fundmi, në një intervistë televizive ka shprehur vlerësim për deputeten Grida Duma, ndonëse nuk e mirëpriti kthimin e Berishës në politikën aktive duke thënë se koha e tij kishte përfunduar. Berisha duket se e vlerëson Grida Dumën për përgjigjet që i jep Edi Ramës, ndaj thotë se nëse do të kishte një emër të dytë, do të quhej Nora e Kelmendit.

“Po të kishte një emër të dytë do të quhej Nora e Kelmendit. Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte. Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri te ai që nuk e ka se ai që flet në atë mënyrë nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit dhe virtyteve. Por i dha përgjigjen e merituar. Grida i tha se aparatin tretës e ke në tru. Sa herë del atje të gjithë shqiptarët e shohin me këtë anomali”, tha Berisha.

Për Lulzim Bashën thotë se ishte “aksident”, ndërsa Ilir Metën e cilësoi trim.

Një koment e kishte dhe për dy ministre të Ramës, Elisa Spiropalin, për të cilën tha “sakrifikon veten për hiçin”, ndërsa për Ballukun tha se është “Miss hedonizmi, për të mos i thënë Miss bifteku”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 16/10/2022 12:19

    Flamur Noka, Grida Duma alias Nora Kelmendit,Albana Vokshi. Sa here genjehemi nga Sala per ta votuar sepse na ka ardhur ne maje te hundes ai ben cmos per te treguar se eshte me mut se Edi Rama dhe eshte me mire ky mut qe kemi .

    Përgjigju
  • labi: 16/10/2022 11:34

    LEGEN NGELE O INJORANT I VICIDOLLIT SI KOMENTON TI FEMRAT KOLEGET NE KUVEND NE VITIN 2200 MUND TE BEHESH QYTETAR SIPAS VITIT AS TI, AS FEMIJET E TU NUK DO KENE EDUKATE QYTETARE

    Përgjigju
  • Sif: 16/10/2022 10:18

    O kasolle ku na mblodhe

    Përgjigju
  • Begu: 16/10/2022 10:17

    Je teper naiv e shume primitive,Tu ka ndal ora qe ne kohen kur ishe Sekretar i PPSH.Je hyje ne hyrje te gabuar.

    Përgjigju
  • fred: 16/10/2022 09:55

    mis byteku haaaaaaaaaa

    Përgjigju
  • Rebeka: 16/10/2022 08:48

    Norja Ed Kelmendit? Vllait te Sali Kelmendit Gorrillës sekser kjoskash

    Përgjigju
  • Ben: 16/10/2022 08:37

    Se si i japin ketij mesjetari kohe televizive, nuk e kuptoj.Problemi yne,eshte se jemi shume primitiv,dhe dominon primitivizmi ne jeten politike dhe gjithkund.

    Përgjigju
    • Rebeka: 16/10/2022 08:50

      Qenka Dashnorja Ed kelmendit sekserit te kjoskave ne kohen e sali kelmendit

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’