Duke folur në deklaratë për mediat, Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi foli për procesin e vlerësimit të gjyqtarëve ku tha se anëtarët e organeve të vettingut janë të famshëm dhe jashtë Tiranës. Ai u shpreh se këto mbahen si standart për t'i krahasuar me të tjerët.
"Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyçe. Unë shkova të vizitoja dhe anëtarët e ndryshëm të organeve të vettingut. E gjithë kjo punë, vettingu, vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është kyç në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe të organizohet konferenca e parë ndërqeveritare dhe të angazhohemi më tej me negociatat e anëtarësimit. Po bëjnë një punë shumë të rëndësishme. Ata nuk e dinë se sa të famshëm janë jashtë Tiranës pasi ne i përdorim gjithmonë si standart për t'i krahasuar me të tjerët" - tha Varhelyi.
Lajmi kryesor:
Rama: Komisioneri gjithmonë i thotë gjërat siç janë! Varhelyi: Për aq kohë sa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ndalojnë koalicionet pas zgjedhore, nuk përbën problem










