Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2018” nga “The Banker". Të konsideruar si vlerësimet më të rëndësishme të industrisë bankare, çmimet “Banka më e mirë e vitit” nga The Banker u shpërndanë përsëri midis institucioneve më prestigjoze në fushën financiare. Çmimi u tërhoq nga Kryetari i Bordit Drejtues Z. Mehmet Usta dhe nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil në mbrëmjen gala të zhvilluar në Londër më 29 nëntor 2018.
Gjatë fjalimit të tij përshëndetës, Z. Mehmet Usta, u shpreh shumë i lumtur për çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri" për të nëntin vit, duke theksuar se ky vlerësim tregon qartë pozicionin dominues të BKT në sistemin Bankar Shqiptar. BKT është një nga “Markat” më të vlerësuara në Shqipëri dhe është detyra jonë ta ngremë akoma më lart prestigjin e saj duke promovuar rritje dhe zhvillim, duke krijuar mundësi të reja ekonomike për qytetarët dhe komunitetet në të gjithë vendin si edhe duke frymëzuar brezat e bankierëve të rinj. Ai shtoi se: “Në BKT, ne i kuptojmë oraret e zgjatura, këmbënguljen, vizionin dhe përkushtimin e nevojshëm për të arritur një sukses të tillë prandaj e vlerësoj akoma më shumë që një punë kaq e madhe nuk ka kaluar pa u vënë re”.
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtari i Bordit, Z. Seyhan Pencabligil, shtoi: “Në emër të stafit të BKT, dëshiroj t'ju falenderoj të gjithëve për këtë vlerësim të veçantë, i cili u arrit vetëm falë dedikimit dhe ekselencës së tyre”. Ai vijoi duke theksuar se: “Në BKT ne ecim me kohën duke investuar vazhdimisht në teknologji dhe duke qenë pionerë të inovacionit në Shqipëri dhe në rajon, por në të njëjtën kohë ne investojmë shumë edhe në ruajtjen e trashëgimisë dhe reputacionit si banka më e vjetër në Shqipëri. Të gjithë ne e kemi vërtetuar se është e gabuar të vetkënaqesh dhe “të flesh mbi dafina” sepse kurrë nuk mund ta marrim si të mirëqenë një të ardhme të suksesshme. Për këtë arsye, ne duhet të vazhdojmë me përkushtimin tonë për të arritur standardet më të larta".
Së bashku me çmimin "Banka e vitit në Shqipëri" nga The Banker, BKT edhe këtë vit ka marrë çmimet më të mëdha të industrisë bankare, duke u vlerësuar më parë si "Banka më e mirë në Shqipëri" nga "EMEA Finance" dhe me “AAA (Alb)” nga JCR Eurasia Rating.
E themeluar në vitin 1925, BKT është banka tregtare më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një vlerë totale të aseteve prej 3.9 miliardë dollarë dhe me depozita me vlerë 3 miliardë dollarë, BKT u shërben klientëve të saj përmes një rrjeti prej 94 degësh, nga të cilat 67 janë të vendosura në Shqipëri dhe 27 në Kosovë.
Nuk e di si mund te vleresohet nje institucion edhe bankar pa filluar viti financiar kjo tregon qe bankat ngrene institucione qe i licencojne per te tilla reklama.
PërgjigjuNëse paguan pesëdhjetë mijë euro çdo vit do të merrni çmimin 'njeriu më i mirë i botës' çdo herë. Është si diplomë nga 'universiteti i bananes'.