'Vllaznia do jetë në këto ujëra gjithë kampionatin', Mirel Josa: Nuk ndërroj skemën për Vulaj

'Vllaznia do jetë në këto ujëra gjithë kampionatin', Mirel Josa: Nuk ndërroj skemën për Vulaj

Mirel Josa

Vllaznia luan nesër në 13:00 me Kukësin në transfertë. Për javën e 11 të Superligës shkodranët kanë një detyrë të vështirë në "Kukës Arena". Pas barazimit me Egnatian në shtëpi, trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka treguar për mediat se ekipi do jetë në këto ujëra gjithë kampionatin dhe duhet që lojtarët të jenë më të përgjegjshëm.

“Unë nuk do ta shoh ndeshjen me momente, Kukësi-Vllaznia është ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat siç është edhe ndeshja e kampionatit për secilën skuadër, duke parë klasifikimin siç është ngjeshur në këtë mënyrë. Kampionatin nuk mund ta quaj të dobët, por që ka rivalitet. Të gjithë ekipet kanë mësuar të luajnë futboll, lojtarët duket që janë më të ndërgjegjshëm për atë që japin në fushë, duke parë të gjitha skuadrat në përgjithësi. Ndaj do të jemi në këto ujëra gjatë të gjithë kampionatit. Problemi është që duhet të rritim stabilitetin tonë se personalitetin si skuadër e ka Vllaznia", tha fillimisht trajneri.

Josa më pas u ndal edhe te mungesat dhe dëmtimet, si edhe skema e lojës që t'i përshtatet lojës. Trajneri përmendi Kristjan Vulaj dhe gjendjen e tij, teksa për merkaton e janarit nuk tregoi planet.

"Mungesat dhe dëmtimet? Dalëngadalë po mendojmë të rritim gjendjen e lojtarëve të dëmtuar, për të rritur gjithashtu dhe për të marrë maksimumin si skuadër. Ne këto zëvendësime që kemi pasur gjatë kohës që lojtarët kanë qenë të dëmtuar, i kemi zëvendësuar me të tjerë të cilët për mendimin tim kanë bërë maksimumin dhe kanë qenë gati në momentin e duhur.

Vulaj? Ka luajtur në ndeshjen e fundit me Flamurtarin dhe ka qenë në formacion, mua nuk më intereson nëse është Kupë apo nëse është kampionat. Skuadrën e kemi parë që ka qenë e plotë edhe në ndeshjen me Flamurtarin, këto janë mendimet e mia sa i përket Vulajt dhe skuadrës se unë nuk mendoj për individin por për skuadrën. Nuk ndërroj sistem loje dhe ta dini edhe këtë, po ua them edhe këtë që të mos e prekim më këtë temë. Nuk ndërroj një sistem loje sepse një lojtar luan në atë mënyrë. Nëse lojtari i përshtatet sistemit të lojës që ne kemi bërë zgjedhjen e lojtarëve në fillim, atëherë bujrum jo Vulaj, por kushdo qoftë do të jetë në lojë.

Kjo është një temë që mua më shqetëson se është një lojtar që paguhet dhe është paguar që në fillim mirë nga presidenti. Por të gjithë lojtarët fillimisht janë për të marrë rrogat e tyre dhe ato çfarë ka për pluse sa i përket anës ekonomike, por përtej anës ekonomike është edhe çfarë japin për skuadrën. Dhe mua më intereson skuadra ndaj këtë mos ma përsëritni më.

Merkato e janarit? Nuk kam bërë planet e janarit. Vulaj është një futbollist që ka kontratë. Për këtë mund të pyesni presidentin. Nuk diskutojmë për këtë probleme, e thashë që mos ma përsëritni më. Po flasim për skuadrën dhe jo për individ dhe mua më intereson skuadra. Nuk ka çaluar Vllaznia në pjesën e dytë se ndërroi lojën, por çaloi më shumë në pjesën e parë. Duhet ta shihni lojën si e shoh unë, jo ju, në anën profesionale. Ne kemi bërë gabime dhe i kemi parë shumë mirë si i kemi bërë, sidomos në dy ndeshjet ndaj Bylis dhe Erzenit, ka qenë thuajse një fotokopje e të dy ndeshjeve”, tha Josa. Vllaznia me 15 pikë mban vendin e pestë në renditje.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja