Vllaznia e Europës, Memelli: Po presim përforcime cilësore! Grupi aktual spikat për impenjimin

Vllaznia e ndryshimeve drastike në rang drejtuesish dhe organike prej 21 qershorit po bën fazën përgatitore në Bosnje-Hercegovinë, me qëllim rezultatet pozitive në Kupat e Europës. Kuqeblutë fillimisht me 13 korrik i pret transferta e Irlandës së Veriut kundër Linfield. Në miqësoret e deritanishme shkodranët kanë marrë një fitore dhe një barazim, ndërsa së fundmi kanë prezantuar blerjet e reja; sulmuesin Bujar Hajdari dhe portierin Jurgen Mehidri.

“Kam dëshirë që grupin ta kem më të plotë. Po punojmë intensivisht edhe me drejtorin, presidentin, klubin që të bëjmë afrime sa më cilësore që skuadra të jetë kompetitive dhe të ketë rivalitet brenda saj”, tha Migen Memelli, trajner i Vllaznisë.

Megjithatë Memelli është i kënaqur me impenjimin e grupit aktual që ka në dispozicion.

“Është një grup për t’u admiruar në aspektin sesi punon. Kjo na ngarkon edhe ne me detyrën që të jemi më afër tyre në këto ditë që janë të vështira nga ana fizike. Stërviten dy herë në ditë dhe janë të ngarkuar”, tha Migen Memelli, trajner i Vllaznisë.

“Stërvitja po na jep lodhje fizike, por nga ana tjetër po na mëson me njëri-tjetrin që të jemi gati për Kupat e Europës”, tha Esin Hakaj, futbollist i Vllaznisë.

Faza përgatitore e Vllaznisë në Bosnje-Hercegovinë përfundon më 3 korrik dhe sipas Migen Memellit në atë moment do jetë përcaktuar edhe 90% e formacionit që do luajë në ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League kundër Lindfield.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton