Vllaznia e nis me humbje Ballkan Lige, malazezët e Ibar fitojnë me një pikë diferencë (VIDEO)

Vllaznia i ka nisur me humbje ndeshjet e Ballkan Ligë në Basketboll pasi të martën është mposhtur në Shkodër me shifrat 64-65 nga malazezët e Ibar. Një ndeshje e cila u luajt në një atmosferë elektrizuese në pallatin e sportit ‘Qazim Dervishi’ dhe që nisi jo mirë për skuadrën shqiptare, pasi shpejt rezultati shënoi 2-11 për miqtë.

Në përfundimin e periodës së dytë tabela tregoi shifrat 28-35 për malazezët, ndërsa për pjesën e mbetur të lojës Vllaznia ishte më kërkuese. Shkodranët me ndihmën e jashtëzakonshme të tifozëvë rihyn në lojë dhe arrin ta ngushtojë rezultatin deri në një pikë, 64-65.

Kur kishin mbetur edh 18 sekonda lojë Hudson gabon sepse tenton të zgjidhë gjithçka vetë dhe gjuajtja e tij nuk është e saktë dhe për rrjedhojë, i gjithë takimi mbyllet me fitoren e miqve me vetëm një pikë.

Sinkron: Alban Xhaferri, president i Vllaznisë: “Me pak shans ndoshta do ta kishim fituar ndeshjen, por gjithsesi kështu ishte e shkruar. Skuadra malazeze bëri një lojë më të mirë se e jona, sepse gjatë gjithë periodave ishte në avantazh.”

Nikolai Gospodinov, trajner i Vllaznisë: “Përfundimisht nuk e meritonim të fitonim, sepse nuk kemi luajtur mirë. E kemi filluar ndeshjen shumë avash, shumë të frikësuar dhe pa energji. Bëmë mirë në fundin e ndeshjes, por nuk ishte e mjaftueshme për të dalë me rezultat pozitiv. Është ndeshja e katërt që humbasim me ribaund.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë