TIRANË- Vllaznia është finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë.
Skuadra shkodrane eliminoi Partizanin në gjysmëfinale falë penalltive, pasi 120 minutat e kohës së rregullt përfunduan me shifrat 1-1, ndërkohë që ndeshja e parë u mbyll 0-0.
Në goditjet e “ruletave ruse” i vetmi që gaboi ishte Xhuliano Skuka, sulmuesi i Partizanit.

Në finale Vllaznia do të ndeshet me Laçin, që sot eliminoi Teutën me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
B.K./Shqiptarja.com
Komento
Komente

