Vllaznia feston 'hakmarrjen' ndaj Partizanit, Xhaferri: Tani duam titullin kampion!

Fitorja kundër Partizanit me rezultatin 0-1 ka gëzuar tej mase kampin e Vllaznisë, pasi shkodranët tani renditen në vendin e dytë me pikë të barabarta me Teutën kryesuese. Më shumë se për tre pikët Vllaznia u gëzua për hakun që i mori Partizanit, pasi disa sezone më parë shkodranët pretendojnë se të kuqtë toleruan Kamzën dhe për pasojë ranë nga Superliga.  Kjo është vetëm një anë e madaljes së kësaj fitoreje, pasi gjasat nuk janë të vogla që Vllaznia të shpallet edhe kampione.

‘Gjithçka është arrit ur me meritë, është bërë me një luftë të madhe. Normalisht që jemi shumë të gëzuar dhe nuk jemi marrë me fjalë, por me punën. Puna tregoi se ne meritojmë vendin ku jemi dhe shpresoj se me ndihmën e zotit të arrijmë te titulli kampion,’-u shpreh Alban Xhaferri, sponsor i Vllaznisë.

‘Jam komplet krenar për ekipin. I thashë lojtarëve para ndeshjes që ne nuk kemi çfarë humbasim, sepse e kemi fituar sezonin tonë. Gjithsesi kjo është një fitore shumë e rëndësishme dhe e luftuar. Tani kemi para një finale,’-deklaroi Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë.

Disavantazhi i Vllaznisë ndaj Teutës që udhëheq me pikë të barabarta është vetëm 1 gol, pasi në ndeshjet direkte ka baraspeshë.

Ndërkohë po të premten Skënderbeu falë fitores 2-1 kundër Kukësit siguroi matematikisht mbijetesën, duke shmangur edhe ‘play-out-in’. Një qëllim që dukej i pabesueshëm disa javë më parë, por pavarësisht arritjes trajneri Memelli nuk e ka të sigurtë nëse do qënrojë për sezonin e ardhshëm.

‘Dëshira ime është të qëndroj, por gjithçka do ndahet me presidentin. Kemi mbyllur llogaritë me kampionatin sepse kemi shmangur dhe ‘play-out-in’ dhe nisur nga ky fakt do shkojmë në ndeshjen me Tiranën të qetë. Për pasojë do luajnë lojtarët që kanë marrë më pak minuta,’-tha Migen Memelli, trajner i Skënderbeut.

Java e fundit e Superligës do të luhet të mërkurën në orën 17:00.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë