Vllaznia firmos me futbollistët Marku e Shehi

Vllaznia firmos me futbollistët Marku e Shehi

KF Vllaznia ashtu siç kishte premtuar, ka nisur punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, pasditen e sotme janë konkretizuar edhe dy kontratat e para me futbollistët që janë përzgjedhur nga drejtuesit.

Futbollistët që kanë firmosur janë Herald Marku që luan në pozicionin e mesfushorit dhe Dajan Shehi qendër-mbrojtës.  

Këta dy futbollistë sezonin e kaluar kanë qenë pjesë e Kastriotit të Krujës ku kanë spikatur me paraqitjet e tyre.

Kontratat e firmosura me këto dy futbollistë janë një vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. KF Vllaznia i uron mirëseardhjen Heraldit dhe Dajanit duke shpresuar që së bashku të bëjmë paraqitjen e duhur në sezonin e ri.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë