Vllaznia fiton miqësoren, por Brdaric mbetet i pakënaqur: Mund të bënim më mirë, duhet të përmirësohemi fizikisht dhe taktikisht

Vllaznia e sezonit të ri ka bërë jo pak ndryshime në organikë dhe ende nuk duket gati për nisjen e kampionatit, ndonëse ka ende kohë. Gjithsesi testin e fundit miqësor kundër Tërbunit që militon në Kategorinë e Dytë e fitoi me shifrat 1-0 falë Latifit, që ekzekutoi saktë një penallti. Në përfundim të sfidës trajneri Brdaric la të kuptohet se ka ende punë për t’u bërë.

“Krijuam shumë raste, bëmë lëvizje të mira, por nuk i shfrytëzuam momentet që kishim mundësi të shënonim. Gjithsesi gjatë lojës u ndjemë mirë, por e kemi të qartë se duhet të japim maksimumin në secilën ndeshje.”

Më tej trajneri kroato-gjerman tregoi pikat e dobta të skuadrës ku pret përmirësim.

“Në radhë të parë duhet të punojmë fizikisht e pastaj të përgatitemi taktikisht, çdo ditë punojmë me këto gjëra. Duhet pak më shumë shpresë te forma e mirë e të rinjve, janë afruar lojtarë të rinj dhe duhet të mësojnë lojën tonë, që nuk është e lehtë.”

Vllaznia e sezonit të ri objektiv ka qëndrimin konkuruese për titullin kampion, që sezonin e shkuar i shkoi shumë afër.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë