Vllaznia kampione kombëtare në boks për herë të 25, zv/trajneri: E vështirë, rrezikuam pjesmarrjen për shkak fondi

Vllaznia është ekipi kampion i Shqipërisë në boks. Shkodranët rrëmbyen titullin kundrejt Tiranës, pasi 7 sportistë të tyre arritën të triumfonin në kategori të ndryshme. Konkretisht, në ndeshjet e zhvilluara në pallatin e sportit ‘Farie Hoti’ në Tiranë, kampionë për Vllazninë u shpallën Rifat Bajrami, Emanuel Koço, Ani Haxhillari, Arjon Kajoshi, Senad Drini, Geljan Rajku dhe Nelson Hysa.

“E vështirë për faktin se u zhvillua në Tiranë, kishte të gjitha peshat dhe ishte e favorizuar nga ana ekonomike. Ka sjellë edhe boksierë nga jashtë me pagesa shumë të mira, por ne ia dolëm. Mund ta cilësoj si një prej kampionateve më të forta të zhvilluara në 32 vite,”-u shpreh Lazarin Vila, zv/trajner i Vllaznisë.

I gjithë ekipi i Vllaznisë fitoren ia dedikoi trajnerit Zef Gjoni për strategjinë e ndjekur në kampionatin kombëtar, ndërsa zëvendës trajneri zbuloi se në një kohë kur përgatiteshin për kampionatin ende s’e dinin nëse do merrnin pjesë.

“Ne deri 1 javë para kampionatit ishim në pikëpyetje nëse do marrim pjesë me ekipin e plotë apo jo sepse nuk kishim para. Sportet janë me projekte dhe ishin të mbyllura. Për rrjedhojë ishim shumë keq me bixhetin,”-tha Lazarin Vila, zv/trajner i Vllaznisë.

Për Vllazninë ky ishte titulli i 25 në histori, ndërsa Tirana që për pak e humbi organizoi një kampionat të shkëlqyer, që ofroi vetëm emocione dhe spektakël.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?