Supersfida e javës së tetë të Superligës mes Vllaznisë dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 të shkodranëve. Në këtë përballje vendosi goli i Dilaver në minutën e 78.
Vllaznia në këtë mënyrë i ka dhënë një mesazh të qartë Partizanit për kreun e klasifikimit, ndërsa nga ndeshja në ndeshje vijon të japë mesazhe të qartë për objektivin e këtij sezoni.
Sakaq Kukësi ka marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat pasi sot mposhti 3-1 Skënderbeun, duke u ngjitur edhe në vendin e dytë në klasifikim.
Ndërkohë në ndeshje e tjera Tirana fitoi 3-0 kundër Apolonisë, Teuta ndau pikët me Laçin me rezultatin 1-1, ndërsa Bylis mposhti 2-1 Kastriotin.