Vllaznia ‘mace e zezë’ për Partizanin
tifozët në protestë kundër Sormanit

Vllaznia ‘mace e zezë’ për Partizanin<br />tifozët në protestë kundër Sormanit
Partizani humbet dy pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion,  pasi u ndal nga Vllaznia në javën e dytë të kampionatit në një barazim pa gola.
 
Sfida ishte e fortë dhe me shumë raste për të dy ekipet, por si Partizani dhe Vllaznia nuk arritën që të gjenin rrugën e rrjetës duke dalë nga fusha me një pikë.
 
Pas dy javësh Partizani ka 4 pikë në renditje, ndërsa Vllaznia dy pikë pas dy barazimeve me Kukësin dhe Partizanin. 

Në fund tifozët e kuq kanë kontestuar trajnerin italian Sormani për rezultatet dhe problemet me disa nga lojtarët kryesorë, ndërsa kanë larguar edhe stafin teknik në fund pas përshëndetjes.

Shkodranët konfirmohen kështu edhe sivjet si një ‘kockë’ e fortë që u hap gjithmonë probleme pretendentëve për titullin.
 
Megjithatë synimet e ekipit shkodran të drejtuar nga Cungu janë shumë larg atyre të Kukësit dhe Partizanit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës

'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës