Vllaznia mposht Flamurtarin, Teuta
nuk reziston përballë Partizanit

Vllaznia mposht Flamurtarin, Teuta<br />nuk reziston përballë Partizanit
Vllaznia ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin e pastër 2-0.
 
Golat për shkodranët janë shënuar nga një për secilën pjesë me Tafilin dhe Hebajn. Fitorja qetëson ujërat në kampin shkodran.
 
Vllaznia këtë edicion lufton për të qëndruar mes më të mirave, ndërsa Flamurtari synon Europën dhe humbja do të nxehë situatën brenda kampit vlonjat,pasi nuk mund të kapërdihet lehtë.
 
Presidenti i kuqezinjve, Idrizi ka qenë i prerë me ekipin kur ka deklaruar se rezultatet do të shpërblehen, por edhe humbjet do të ndëshkohen.

Partizani ka fituar në “Niko Dovana” të Durrësit 0-2 përballë Teutës. Goli i parë ka ardhur në minutën e 36’ me Sodiq Atandan, që ka kaluar në avantazh të kuqtë. Ndërsa goli i sigurisë u shënua nga ganezi Caleb Ekuban në të 76’.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma