Vllaznia humbi 3-1 me Linfield për turin e parë kualifikues në Conference League. Shkodranët ishin të pafuqishëm në transfertën e Irlandës së Veriut, teksa goli i Juric në fund shërbeu sa për statistika.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa u akorduan katër kartona të verdhë. Në pjesën e dytë vendasit kaluan në avantazh me McKee ne të 55 minutë, teksa sërish i njëjti në të. 68 shënoi për 2-0.
Scott në të 76 minutë shënoi për 3-0, duke hedhur tanët në tapet. Finlayson në të 88 minutë la vendasit me një lojtar më pak. Vetëm një minutë më vonë, Juric shënoi për tanët pas asistit të Balaj për rezultatin final 3-1. Duket se me këtë humbje Vllaznia është përshëndetur me Evropën, teksa ndeshja e kthimit një javë më vonë luhet në ‘Loro Boricci’. Trajneri Migen Memelli debuton me humbje në stolin e shkodranëve.
tyrp late name ne irlande katastrofike
Përgjigju