Vllaznia kryesuese është treguar e pamëshirshme për javën e 11 të Superligës pasi ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Skënderbeun. Në Loro Boriçi protagonist absolut ishte Ardit Hoxhaj, i cili realizoi ‘poker’, ndërsa autori i golit tjetër ishte Imeri, i cili zhbllokoi që në minutën e parë.

Ndërkohë Kastrioti është kthyer te fitoret pas disfatës me Partizanin duke mposhtur 1-0 Laçin, skuadrën që pëson humbjen e parë që kur Duro është ulur në stol. Sakaq Bylis ka fituar 3-1 kundër Apolonisë në Ballsh.