Vlonjatëve që u mungon plazhi...!

Vlonjatëve që u mungon plazhi...!

U bë kohë në fakt që e shtuna dhe e diela , në këto muaj të nxehtë, është bërë jo pak por shumë stresuese për ne vlonjatët !
Rrugët e tej ngarkuara na kanë bërë që plazhin dhe detin ti lëmë mënjanë për fundjavë !
Është e pamundur të mos stresohesh , që orë të tëra ti kalosh në trafikun e rënduar dhe mandej me po kaq stres të durosh gjetjen e ndonjë metër hapsire të lirë nga uzurpatorët e plazheve, për parkime, për shezllona apo ndonjë vend për çadër !
E pa mundur !
Kështu që më mirë ne vlonjatët, ti rrimë larg kësaj peripecie të të shtunave e të dielave të çmendura !
- Ua morrën Vlorën o vlonjatë...! Na ironizonte sot me shaka , një kolegia jonë gazetare nëpërmjet chat-it në fb, pas stresit që edhe ajo po kalonte nëpër rrugët, parkingjet e plazhet private...
Dhe në fakt, na e kanë marrë !
U bënë vite që plazhet private apo ish hapsirat publike në gjithë bregdetin e Vlorës, nuk janë të vlonjatëve por të uzurpatorëve të zotë që kushedi se nga janë !
Le të më kundërshtoi ndonjë vendalli nëse nuk është dakort !
Janë të atyre që me njëqintë e një mënyra që nga forca e gjer tek allishverishet e korrupsioni i kanë uzurpuar ! Duke mos pyetur as për deklaratat ultimative të kryeministrit dhe as për procedurat e çuditëshme në e-albania !
...Ah sa mall kemi për ato plazhet tona të herëshme...Plazhet tona të thjeshta, të lira, të bukura, të pastra...Plazhet tona të të gjthëve, me det për të gjithë e diell për të gjithë !
Plazhet e famëshme vlonjate , të ndara toponimisht po vlonjaçe në plazhi vjetër, plazhi skelës, plazhi i ri, te porta e parë e porta e dytë, tek plepat, tek zhavori, tek tyneli, tek zhironi etj etj...
Plazhet tona ku mirëpriteshin të gjithë, ku luhej pafund pesëkatësh, futboll, volejboll, endboll, waterpol, bëhej not gjer tek bova dhe merrej kum po tek bova, ku të shijonte edhe një akullore frutash apo një arançatë kombinati, ku pitstopin e bëje me bukë, djathë e një domate dhe përsëri det, kum dhe një salltro tek moli...gjer në perëndim... !
Dhe e nesërmja po ashtu, dhe java po ashtu, si edhe gjithë Korriku e Gushti po ashtu...non stop, në det, në diell, në plazhet tona vlonjate...!
Po sot ?! Ah, sot...
Nuk na lë as egoja ne vlonjatëve, kur na pyesin se pse nuk shkojmë në plazh ?!
I përgjigjemi me atë zhargonin tonë :
- Po pse ore jabanxhinjë jemi ne, që të vemi në plazh ?!

Fotot e publikuara nga Genc Demiraj

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati realist: 03/08/2020 14:21

    po ik ore se le nam me keto qurravitje.. normal qe do kete trafik, ne cdo vende te botes kshu eshte ne vendet turistike. Me mbarimin e baypass mbase lirohet pak por te gjithe duan te kalojne nga lungomare nuk ju ve dot faj njerezve. Vlora eshte e te gjitheve dhe te gjithe jane te mireseardhur. Nuk mund te besh krahasime me Vloren e para 90 me 100 mij banore dhe me kete sot 400 mij dhe 1 milion turista cdo behar. Vlonjatet te punojne se nuk gjen dot kamarier ne Vlore te gjithe te ardhur.Jam vete vlonjat por me dembel se ne vlonjatet nuk ka ne gjithe shqiperine. Nuk e duam punen fare shyqyr qe na ka dhene zoti natyren dhe i bihem qylit ndryshe do kishim vdekur.

    Përgjigju
  • Artur: 03/08/2020 14:00

    Edhe pae nuk jam nga vlora di te them qe si eshte bere tani eshte nje masaker. Njerzit duhet te fillojne e te vlersojne gjerat e bukura sic jane e jo te bejne pordhe me rigon qe te ikin e te marrin cadra me qera e bungalow ne buze te detit. Personalisht as nuk e shijoj detin ashtu! Pse te shtrihem te nje dyshek zhezlloni qe eshte kane djersitur para meje 1000 veta? Me mire me peshqirin time direkt ne rere! 100 here me mire!

    Përgjigju
  • Mario: 03/08/2020 10:12

    Na ktheve pas ne kohe. Shume nostalgji. Ehh cte besh koherat evoluojne. Megjithate Vlora e ka barkun e madh ka vend per te gjithë, ka plazhe pafund vec duhet infrastrukture e duhur per akses. Vlora ska vec dy plazhe te riun e te vjetrin por ka mbi 100 km plazh.

    Përgjigju
  • Iris: 03/08/2020 03:00

    Para 90' kam qene me prinderit ne disa plazhe:Shengjin,Durres,Pogradec,Vlore.Hiq Pogradecin ku shkoja te xhaxhai,Vlora ka pasur plazhin me te mire.Kam qene te Plazhi I Vjeter ,kabina ishte e mrekullueshme.Kohe qe nuk harrohen.

    Përgjigju
  • Elton: 02/08/2020 23:45

    Bravo!!!Me keqardhje,por shkrimi ësht shumë realist dhe I dhimbshëm

    Përgjigju
  • Durresi: 02/08/2020 23:42

    Kur kam qene me pushime ne rimini,nuk degjova ndonje italian te ankohej se i kishin zene plazhin,mbase sepse punonin fort dhe s para kishin kohe te laheshin ne det... keshtu jane qytetet turistike z gazetar...

    Përgjigju
  • Toni: 02/08/2020 22:37

    Kete artikull vetem nje vlonjat mund ta bente. Nuk lozim dot futboll ne plazh me çunat,kan ardh jabanxhinjt,kosovaret,posht Sali qeni. Edhe ky gazetar eshte me intelektuali we ka mbetur ne vlore. Edhe Dritan Lelin e detyruan te kandidonte se nuk donte tu merrte me muhabetet e 97 ne Vlore e dine te gjithe ne Vlore cthonte per ta. Pastaj i lezetuan leket, edhe nje shok e gjeti nga ata qe ka qef edhe ec aty me gazetarin

    Përgjigju
  • Une: 02/08/2020 22:22

    E para ke plotesisht te drejte kur thua se plazhet janë pushtuar nga privat. Kjo është çmenduri të gjithë plazhet e vlorës duhet të ishin publik. E dyta vlora ka një problem të madh ajo ka plazhe shumë të vogla të shkurtër dhe të ngushtë. Erozioni ka bërë namin duhet ndërhyrë në det të zgjerohen plazhet. Duhet dyfishuar plazhi i ri duhet çliruar nga ndërtimet dhe ripërtëritur plazhi i vjetër .

    Përgjigju
  • Toni: 02/08/2020 20:35

    Futja kot, shkrim pa lidhje, sot levizin qindra mijra mjerez. Benin 5 veta pushime atehere e normale qe kishe hapsire. I paskan zene detin vlonjatit. Ketej thoni ska pune, ska turizem, ketej der der. Zoteria kur e porosot birren e do akull, krahason kur zhhrryheshin ne rere gjithe diten, e pastaj i hipnin bicikletes treshe

    Përgjigju
    • Italia: 02/08/2020 23:10

      jane keta nostalgjiket e barqeve bosh ne kohen e xhaxhit

    • Toni@: 02/08/2020 21:58

      Toni ti je dhjar sje Vlonjat, ne Vlonjatët e vërtet e kuptojmë gazetarin, dhjarët si ty skanë si è kuptojnë sepse e keni parë detin për herë të parë në moshën 25 vjecare.. Ik bëj shurën legen e mos fol kot pa lidhje, cfar thot gazetari qëndrojnë 100%.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve

Gudia kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve